Vijon gjuha e ashpër në ligjërimin politik në Shqipëri. Kreu i opozitës Lulzim Basha, përveçse ka hedhur akuza të rënda sot në mbledhjen t e Grupit Parlamentar Demokrat, si gjithnjë ndaj dyshes Rama-Meta, e ka quajtur Ministrin e Rendit Saimir Tahiri, si mallkim: “Përsërisim kërkesën për dorëheqje të Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm, pasi njollosi institucionin ku punon. Tahiri është një mallkim për vendin, rendin e sigurinë. Nuk ka më nevojë për asnjë prove tjetër. Nëse Rama e mban edhe më shumë, tregon se koka e krimit mbetet ai vetë”. /tesheshi.com/