Kreu demokrat Basha tha se zgjedhjet e ardhshme do fitohen prej tij me kartën ekonomike. Pas një mbledhje të kryesisë, ai u tha mediave se “sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike”.
“Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Një ekonomi e fortë, një Shqipëri e fortë. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona.
Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha njeriu që udhëheq opozitën. /tesheshi.com/