Kreu demokrat Basha dëshmoi para prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris”, për të cilën është paditur për shpifje nga nr.2 i PS-së, Taulant Balla.
Gjithsesi, prokurorët belgë të ardhur në Tiranë, po merren me hetimin e aferës në fjalë, pra ardhjes në Shqipëri të një dërgese me euri, fsheshur në një “Toyota Yaris” nisur nga Belgjika.
Sapo ka dalë nga prokuroria, Basha bëri menjëherë një zhvendosje në politikën e ditës karshi interesimit gazetaresk
“Dhashë informacione të plota për çështje e ‘Toyota Yaris’, më shumë se ç’kam thënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Pastrimi i parave është sot problemi më i madhe”, tha Basha. /tesheshi.com/