Në një status të fundit, kreu demokrat Basha denoncon atë që e quan “humbje shprese” nën qeverinë Rama.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve.
Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion.
Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare!”, shkruan Basha.
Ai e ilustron këtë dhe me një grafikë, ku Shqipëria krahasohet me disa vende të botës, ndonëse nuk e thotë burimin e shifrave të marra. /tesheshi.com/