Kreu demokrat Basha përcolli keqardhjen e tij për ikjen nga kjo botë t ëish-kryeministrit socialist Bashkim Fino, duke e vlerësuar atë si një zë të stabilitetit politik
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.
Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe“, shkruan Basha në Twitter. /tesheshi.com/