Kreu demokrat Basha pati një takim me ekspertë të Komisionit të Venecias, të ardhur në Tiranë si faktmbledhës për një sërë çështjesh që iu është kërkuar opinion, kryesorja ajo mbi emërimet në Kushtetuese.
“Me Komisionin diskutuam për shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve”, ishte gjykimi dhe arsyetimi i Bashës për gaazetarët.
Sipas tij, “zgjidhjen që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, kemi sakrifikuar gjithçka për të gjetur një rrugë për shqiptarët”, tha Basha, duke paralajmëruar më pas: “Nëse pala tjetër do të vazhdojë në mënyrë të paligjshme, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane”. /tesheshi.com/