Kreu demokrat Basha pretedon se bilbili i fundit të ndeshjes së 25 prillit nuk ka rënë, e sipas tij loja duhet ndaluar për faull.
“Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit, këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia.
Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja”, tha basha nga Lezha, stacioni i dytë tij pas Durrësit, ku startoi turin e tij të denoncimit të zgjedhjeve.
“Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë”, theksoi Basha. /tesheshi.com/