Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rikujtuar sot vrasjen e Heroit të Kosovës, trimit Adem Jashari bashkë me familjarët në shtëpinë e tij në Prekas më 5 mars të vitit 1998.
“18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”,- thotë Basha në një njoftim për mediat.
Ai vijon më tej: “Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri”. /tesheshi.com/