Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Barometri i Ballkanit: gjysma e shqiptarëve duan të largohen jashtë vendit, ja ku renditen vendet fqinje

by te Sheshi
11/10/2017
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Barometri i Ballkanit: gjysma e shqiptarëve duan të largohen jashtë vendit, ja ku renditen vendet fqinje

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit.Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.

Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %.

Shqiptarët bashkë me boshnjakët renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin. Por ndryshe nga Shqipëria në Bosnje, ritmi i dëshirës për të lënë vendin ka rënë në tre vitet e fundit. Në vitin 2015, 58% e boshnjakëve dëshironin të jetonin dhe punonin jashtë, ndërsa më 2017 duan të largohen 50%. Në Shqipëri në vitin 2015 donin të ikin jashtë vendit 38% e shqiptarëve, ndërsa në vitin 2017, 50 për qind e tyre duan të lënë vendin.

Tendenca e shqiptarëve u rrit ndjeshëm pas heqjes së vizave. Udhëtimet në Europë u bënë të zakonshme për të gjitha shtresat, ndaj në kërkim të një jetë më të mirë tendenca për të emigruar është rritur. Heqja e vizave ka pasur një efekt të ngjashëm edhe në Rajon por jo në të njëjtën masë si në vendin tonë. Shqipëria ka nivelin më të ulët te të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në Rajon, shkruan Monitor.

Sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Numri i kërkesave të shqiptareve ishte më rritje në krahasim me tremujorin e parë ku ishin shënuar 5400 te tilla. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.

Anketimet që ka bërë Banka Botërore, INSTAT dhe organizata të tjera qeveritare, tregojnë se, arsyeja themelore e emigrimit të shtetasve shqiptarë është ajo ekonomike. Organizatat e profilizuara të fushës analizojnë se, emigracioni si fenomen masiv ndodh pas rënies së sistemeve politike, si në vitet 1990 ose pas krizave ekonomike, si ajo e vitit 1997.

Por faktor kryesor i hemorragjisë sistematike është besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve te qeveritë vendase se kushtet ekonomike do të përmirësohen në të ardhmen.

Popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT.

Por ekspertët shpjegojnë se gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031.

Banka Botërore ka referuar se standardi i jetesës për të arritur vendet e BE-së do të zgjatet edhe më shumë, nëse vendi nuk rritet me ritmet 4%. Papunësia ndër të rinj në Shqipëri është mbi 28% aktualisht.

Ndërsa niveli i pagave mesatare është shumë poshtë vendeve të BE-së, mungesa e perspektivës shihet themelore. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Gati skema për rritjen e pagave të mësuesve: kategoritë që përfitojnë dhe kur mbyllet proçesi

Gati skema për rritjen e pagave të mësuesve: kategoritë që përfitojnë dhe kur mbyllet proçesi

Burgjet e luksit në Holandë, të dënuarit mbajnë vetë çelësat e qelive

Burgjet e luksit në Holandë, të dënuarit mbajnë vetë çelësat e qelive

Sulmi ndaj Ramiz Lladrovcit, “armiku” i tij Naim Bazaj merret në pyetje nga policia

Sulmi ndaj Ramiz Lladrovcit, “armiku” i tij Naim Bazaj merret në pyetje nga policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni