Një bari nga Kukësi ka qenë viktimë e një ariu teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë në pllajat e Gjallicës.
Ekrem Onuzi, 45 vjeç, nga fshati Nangë pak kilometra larg qytetit, njihej si bari i zonës. Ai ka qenë me tufën e tij kur kafsha e egër e ka sulmuar, duke i shkaktuar plagë të rënda në disa pjesë të trupit si pasojë e kafshimeve.
Kjo ka bërë që ai të merret me helikopter duke u transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shërbim më të specializuar. /tesheshi.com/