Katalanasit mbyllin vitin si është më së miri, duke u shpallur kampion bote për klube. Në finalen e zhvilluar në Japoni ndaj River Plates, azulgranat patën një paraqitje në perfeksion që u kurorëzua me vetëm tre gola (3-0), por të mjaftueshëm sa për ti marrë Real Madridit, kurorën e mbretit.
Golin e parë e ka shënuar kush tjetër pos Leo Messit, i cili shfrytëzoj shumë mirë një pasim të Neymar, për të shënuar me lehtësi. Golin e dytë dhe të tretë për Barcelonën e realizoi Luiz Suarez, futbollist ky i cili u zgjodh si më i miri i turneut.
/tesheshi.com/