Përkundër faktit që zyrtarët madrilien kanë mbyllur dyert e stadiumit Santiago Bernabeu, blaugranasit nuk ndalen së kërkuari nga Federata spanjolle e futbollit që finalja e Kupës së Mbretit ndaj Seviljes, që do zhvillohet më 21 maj, të luhet në tempullin madrilien.
Albert Sole, drejtor sportiv i klubit azulgrana, gjatë një konference për shtyp ka theksuar se skuadra e tij është e interesuar të luajë në një impiant modern që i plotëson kushtet .
“Kërkojmë që finalja e kupës të zhvillohet në një impiant modern që i plotëson kushtet për tifozërinë dhe një terren që praktikisht është në gjendje perfekte. Santiago Bernabeu vazhdon të mbetet një opsion për ne”, deklaroi Sole.
Një përsëritje e finales së vitit të shkuar, duket praktikisht e pamundur, pasi blaugranasit në tokën e tyre kanë injoruar dhe fërshëllyer vazhdimisht himin e shtetit spanjoll.
“Camp Nou është larguar nga agjenda jonë, pasi tifozët po fërshëllejnë himnin e Spanjës dhe kjo po i kushton klubit”, përfundoi Albert Sole. /tesheshi.com/