Barcelona mund të thuhet se ka përjetuar një disfatë, gjersa ka dalë me një barazim nga fusha e Osasunës, duke pësuar dy gola nga modestët e La Liga-s.
Por njëherësh, te Barça u vendos një rekord. Një nga shënuesit e saj, Ansu Fati, i cili barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 51, u bë golëshënuesi më i ri në historinë e klubit legjendar katalanas.
Fati shënoi duke qenë 16 vjeç (plus 304 ditë). /tesheshi.com/