Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bankat në Kosovë në vitin 2014 fituan 60 milionë euro, ekonomistët: Po pasurohen në kurriz të të varfërve

by te Sheshi
11/09/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Bankat në Kosovë në vitin 2014 fituan 60 milionë euro, ekonomistët: Po pasurohen në kurriz të të varfërve

Nga Bashkim Kastrati

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë, po e shfrytëzojnë më së miri situatën ekonomike në të cilën ndodhën qytetarët. Ato kanë gjetur një treg të përshtatshëm për të krijuar të hyra të majme financiare.

Këtë e konfirmon edhe “Raporti i Stabilitetit Financiar”, i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Në këtë raport ndër të tjera thuhet se  “bankat komerciale që operojnë në Kosovë, vazhdojnë të reflektojnë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë, stabilitetit, por edhe përfitimeve”.

Po sipas këtij raporti, 10 bankat komerciale në tregun e Kosovës, vetëm gjatë vitit 2014, kanë regjistruar profit neto në vlerë 60.1 milionë euro.

“Treguesit e shëndetit financiar të sektorit bankar vazhdojnë të reflektojnë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Gjatë vitit 2014, sektori bankar ka shënuar një përmirësim të theksuar të performancës financiare duke regjistruar profit neto në vlerë prej 60.1 milionë euro, kryesisht si rezultat i reduktimit të shpenzimeve, veçanërisht atyre për provizione dhe shpenzimeve të interesit në depozita. Pozita e likuiditetit të sistemit bankar mbetet në nivel të kënaqshëm, duke marr parasysh që në dhjetor 2014 raporti i aseteve likuide gjithëpërfshirëse ndaj detyrimeve afatshkurtra qëndroi në 43.3 për qind, që është dukshëm mbi nivelin minimal prej 25 për qind të kërkuar nga Banka Qendrore”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, këto përfitime financiare të bankave sigurohen nga dallimi i madh në mes normave të interesit të kredive dhe depozitave, të parat janë ende shumë të larta, ndërsa depozitat shumë të ulëta. Aktualisht në Kosovë, norma mesatare për kredi është 9.2 për qind, ndërsa për kursime 1.1 për qind.

Këto të hyra i kanë arkëtuar edhe për faktin se mbajnë çmime të larta për shërbime dhe shpesh kemi ankesa nga qytetarët që janë klientë të bankave, se për çdo shërbim paguajnë së paku 1.5 euro.

Bankat në kulmin e fitimit, po shfrytëzojnë mungesën e parasë së gatshme

Naim Gashi, profesor i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se aktualisht bankat komerciale janë në kulmin e fitimit për faktin se ato po shfrytëzojnë më së mirë mungesën e parasë së gatshme në treg për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve të varfër.

Ai thotë se në këtë aspekt janë dy institucione kryesore që nuk janë në nivel të detyrës kur flasim për fitimet e bankave komerciale: Është Banka Qendrore e Kosovës, e cila duke u thirrur në rregullat e ekonomisë së tregut po bën sehir përballë shkatërrimit të ekonomisë dhe varfërimit të popullatës nga bankat.

“Ja një shembull se si BQK ishte dashtë të jetë në nivelin e detyrës. Përderisa bankat komerciale thonë se niveli i kredive në Kosovë është më i ulëti në rajon, pse BQK nuk del me statistika për të treguar se sa është kamata e kredive që tashmë janë duke paguar bizneset dhe qytetarët. Ju garantoj se ajo është mbi 11%”, thotë Gashi.

Sipas tij, një institucion tjetër që nuk po e kryen detyrën është Prokuroria e Shtetit pasi që ata nuk kanë bërë as hetimin më të vogël për të luftuar oligopolin në treg. Ai thotë se në vend se të ishte në mbrojtje të interesave të bizneset dhe qytetarëve, prokuroria koketon me menaxherët e bankave.

“Raportet e progresit të Komisionit Evropian, vazhdimisht thonë se Kosova ka probleme në funksionimin e rendit dhe ligjit. Këtë paaftësi të sistemit të drejtësisë më së miri e kanë shfrytëzuar bankat komerciale për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve”, u shpreh ai.

Profesori Gashi thotë se BQK duhet t’i lexojë deri në fund rregullat e “përgjegjësisë korporatave”, për t’iu pamundësuar bankave që t’i mbajnë kamatat e larta.

Sipas tij, bankat komerciale shpesh kanë edhe fushata mashtruese, ta zëmë shpallin oferta për kredi 7%, kur shkon klienti ata i thonë shuma maksimale duhet të jetë 3000 euro, duhet të kesh pagë në sektorin publik… etj, etj, që i bie se pak qytetarë i plotësojnë këto kushte.

“Një nga dukuritë e fundit mashtruese të bankave janë dhënia e kredive për t’i shlyer kreditë e vjetra. Në këtë mënyrë menaxherët e bankave po i mashtrojnë pronarët e tyre, gjoja klientët e bizneseve po afrojnë pozitivisht dhe po i shlyejnë kreditë”, thotë Gashi.

Dyshime për “marrëveshje” të fshehtë mes bankave

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com, se bankat komerciale në Kosovë, kanë gjetur rrugën për t’u bërë milionerë sa qelë e mbyllë sytë, pasi që dihet që sektori më profitabil në Kosovë është sektori bankar dhe se kuriozitet janë bankat komerciale të cilat në vend që t’i ulin kamatat dhe shërbimet tjera bankare për klientët e vetë, ata kanë rritur edhe shërbimet dhe çdo gjë tjetër.

“Përfitimet e mëdha prej 60.1 milionë eurosh të bankave në Kosovë duken megalomane mesatarisht ka 10 milionë për secilën bankë , përderisa Kosova vuan nga papunësia rekorde me mbi 45%, ndërsa 29.2% jetojnë në varfëri, 8.2% në varfëri ekstreme. Madje në këto 10 vitet e fundit nuk ka shënuar rritje ekonomike. Ky fitim vjen si rezultat i kamatave tejet të larta dhe përfitimi shkon drejtpërdrejt te bankat, ndërsa nuk është aspak favorizues për qytetarët e as për ekonominë e brishtë kosovare”, thotë Beqiri.

Ai thotë se qytetarët dhe bizneset punojnë për të shlyer kreditë pasi që çdo i treti qytetar është kredimarrës, në këtë gjendje siç është sektori bankar nuk ka asnjë mundësi që të zhvillohen apo të përparojnë bizneset. Sipas tij, kjo është një lloj fajdeje, vetëm se në këtë rast është me letra dhe se qëllimi parësorë i bankave është fitimi dhe qëllimisht e përdorin konceptin e marketingut 1.0 ku roli kryesor i kompanive është profiti sa më i lartë, pavarësisht kënaqësisë së klientit.

“Paramendoni për një gabim të bankës, nëse klienti kërkon ta printojë gjendjen e llogarisë bankare duhet të paguajë 2.5 euro, kjo është plaçkë. Prokuroria e shtetit duhet filluar hetimet për këtë skandal të vazhdueshëm që nga paslufta. Bankat përflitet se kanë marrëveshje të fshehta për normën e kamatave dhe Banka Qendrore në një mënyrë heshtë, e që roli Ii Bankës Qendrore do të duhej të ishte rregullimi i tregut financiar në vend, e jo lejimi i operimit me këto kamata kaq të larta”, theksoi Beqiri.

Çështja e marrëveshjes së fshehtë ndërmjet bankave ka disa vite që diskutohet në publik, pasi që të gjitha bankat i kanë pothuaj të njëjta pagesat për shërbime, normat e interesit të kredive dhe ato të depozitave. Në lidhje me këtë çështje shumë ekonomistë dhe organizata të ndryshme kanë kërkuar publikisht nga prokuroria që të nisë hetimet për këtë çështje. /tesheshi.com/

Related Posts

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zgjedhjet në Medvegjë, Haradinaj: Shqiptarët të dalin sa më masivisht në votime

Zgjedhjet në Medvegjë, Haradinaj: Shqiptarët të dalin sa më masivisht në votime

VIDEO/Babai tenton t’i presë thonjtë, reagimi i fëmijës do t’ju shkrijë së qeshuri

VIDEO/Babai tenton t’i presë thonjtë, reagimi i fëmijës do t’ju shkrijë së qeshuri

Shifrat e bankës qendrore: Ekonomia po mbahet nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve

Shifrat e bankës qendrore: Ekonomia po mbahet nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni