Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bankat e Kosovës: afër klientit, larg njeriut; shumë fitime për vete, aspak për qytetarët!

by te Sheshi
14/07/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Bankat e Kosovës: afër klientit, larg njeriut; shumë fitime për vete, aspak për qytetarët!

Nga Shkëlzen Rrecaj  

Kushdo që ka vendosur të marrë një kredi në ndonjërën prej bankave komerciale që operojnë në Kosovë, duhet të matet mirë para se ta ndërmarrë këtë hap.

Edhe pse reklamat e këtyre bankave që i shohim në TV apo billboard-e, të joshin me ofertat e tyre lidhur me normat e interesit, një gjë e tillë venitet shpejt me të shkuar në zyrat e tyre, ku e kupton se sa vështirë është të marrësh ca para për të kryer ndonjë punë.

Megjithëse kamatat vazhdojnë të jenë mjaft të larta, ata që janë në zor për para u drejtohen bankave komerciale duke mos patur zgjedhje tjetër.

Kërkesat për të hyrë në borxhe në dhjetë bankat e vendit është duke u shtuar dita ditës.

Një fakt të tillë e deklaron edhe Banka Qendrore e Kosovës. Sipas raportit të fundi të këtij institucioni vlera e kredive ka arritur shifrën prej 1.88 miliard eurosh.

Dokumentet që këto institucione kërkojnë për një kredi janë nga më të ndryshmet, ndërsa hipotekë duhet lënë pothuajse gjithçka, e nëse ofron garantues, as ai nuk shpëton nga grumbulli i letrave që duhet t’i paraqes para tyre.

Kamatat dhe shërbimet bankare mbesin akoma të larta. Kamatat mbërrijnë deri në 14 përqind, kurse shërbimet bankare fillojnë prej 1 deri në 2 euro.

Zyrtarët e bankave arsyetohen se kamatat nuk mund të ulen në Kosovë, së paku hëpërhë, për shkak të mos funksionimit si duhet të sistemit të drejtësisë.

Këtë e arsyetojnë me faktin se me uljen e normës së interesit, atëherë qytetarët do të merrnin më shumë kredi, e ndërkohë bankat, nuk do të ishin të sigurta se do të mund t’i merrnin paratë e tyre prapë, bashkë me interesin që kanë. Por për të parë se cila është e vërteta vendosëm të bisedojmë me një zyrtar banke dhe një analist të ekonomisë.

Iliriana Tahiraj

Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun nga Raiffeisen Bank për portalin “tesheshi.com” deklaron: “Gjatë vjetëve të fundit normat e interesit për kredi janë duke shënuar rënie të vazhdueshme si në sektorin bankar ashtu dhe në Bankën Raiffeisen. Unë nuk mund t’ju jap një normë të caktuar aktuale meqenëse këto norma ndryshojnë varësisht nga lloji i kredisë, shuma si dhe afati i kthimit të kredisë. Një rol të rëndësishëm në përcaktimin e normës së interesit luan edhe historia e kredive paraprake të klientit”.

Ndërsa sa i përket shtrenjtimit të shërbimeve bankare ajo thotë: “Duke pasur parasysh se përdorimi i shërbimeve elektronike bankare ka qenë shumë më i ulët në krahasim me vendet e rajonit, banka Raiffeisen ka investuar vazhdimisht në ngritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve dhe i ka promovuar ato. Me qëllim që të nxisë klientët të përdorin shërbimet elektronike, banka jonë e ka ndryshuar edhe listën e tarifave për disa nga shërbimet bankare duke bërë që këto shërbime të jenë shumë më të lira nëse kryhen përmes shërbimeve elektronike”.

Ndryshimi i listës së tarifave kryesisht ka përfshirë shërbimet bankare që lidhen me transaksionet që klienti mund t’i bëjë në llogaritë bankare, pagesat e komunalive, kontributet pensionale, tatimi në të ardhura personale, tatimi në pronë, etj. Të gjitha këto shërbime nëse kryhen përmes e-banking janë shumë më lirë (në raste të caktuara edhe pa pagesë) sesa nëse ato kryhen në degë, thekson znj. Tahiraj.

Sa i përket profitit për gjashtëmujorin e fundit, ajo shprehet: “Sipas rregullave të Bankës Qendrore të Kosovës, bilanci i gjendjes për tremujorin e dytë të këtij viti duhet të publikohet deri në fund të muajit korrik. Prandaj, tani për tani nuk mund t’i bëjmë publike shifrat për tremujorin e dytë. Ndërsa, sipas bilancit të gjendjes për tremujorin e parë të vitit, profiti i bankës Raiffeisen në Kosovë ka qenë 5 milionë euro”.

unnamed

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike Nehat Emrullahu, për portalin tesheshi.com ka potencuar se Kosova tashmë fatkeqësisht në shumë organizma me nam në botë njihet si vend me korrupsion dhe krim të organizuar. Për fajdexhinjtë kohë pas kohë dëgjojmë se si janë kapur dhe burgosur, megjithëse biznesi i tyre vazhdon. Derisa bankat në mënyrë plotësisht legale që nga dita e parë e punës së tyre në Kosovën e pasluftës plaçkitin qytetaret në njërën anë dhe bizneset në anën tjetër. Për depozitat, kamata është tejet simbolike, ndërsa kreditimi për qytetarët dhe bizneset është shumë i lartë dhe lirisht mund të konsiderohet si fajde ose plaçkitje legale”, thekson z. Emrullahu

Ai po ashtu shprehet se ky sistem i instaluar është bërë me arsyetimin në pasiguri dhe mungesë qëndrueshmërie të bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Bizneset tashmë në mungesë të zgjidhjes racionale, detyrimisht pranojnë konditat e imponuara nga bankat dhe kështu ose mbijetojnë edhe për një kohë të caktuar ose shkojnë drejt mbylljes dhe falimentimit.

Në këto 15 vite as edhe një herë nuk është diskutuar në asnjë nivel qeveritar për kamatat e larta, kamata që në asnjë mënyrë nuk krijojnë parakushte për zhvillim ekonomik, por përkundrazi mbajnë në vazhdimësi në status quo bizneset. Bile as edhe një Kryeministër ose Ministër i Financave nuk e mori mundin t’i ftojë menaxherët e bankave dhe ta diskutojë shtruar interesin e zhvillimit ekonomik, interesin e bizneseve dhe vetë interesin e bankave.” deklaron për tesheshi.com z. Emrullahu.

Sa i takon rritjes së profitit z. Emrullahu thekson: “Bankat edhe këtë vit dolën me rritje të profitit bile më shumë seç është pritur dhe në anën tjetër varfëria duket se është në rritje bashkë me bizneset, përjashtuar përqindjen e lartë të politikbërësve dhe klaneve të tyre të cilët kanë sistemuar familjarët, bizneset dhe pronat”.

Fajin kryesor z. Emrullahu u vë institucioneve udhëheqëse të vendit. Sipas tij ekziston mungesë e një kohezioni të interesit për zhvillim ekonomik të mirëfilltë nga institucionet qendrore dhe bankat vështirë se do të ketë kamata të pranueshme dhe ekonomike. “Pakënaqësia të qytetaret sa vjen e rritet. Investitorët e jashtëm mbetën vetëm pjesë e retorikës dhe ëndrrave qeveritare. Bizneset vendore uroj të mbijetojnë përderisa bankat vetë mbetet të mendojnë për opsionin më fitimprurës në projektet afatgjate.

Derisa qeveria duket se do të vazhdoj të qëndrojë me duar kryq duke bërë sehir me gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë”, shprehet në fund z. Emrullahu.

Pavarësisht të gjithave, ankesave dhe problemeve, bankat vazhdojnë të shënojnë fitime të mëdha, ndërsa qytetarët duhet të mendojnë dhjetë herë para se të marrin një kredi. Se sa kjo situatë do të vazhdojë mbetet për t’u parë në të ardhmen, ani pse shenjat e përmirësimit të kësaj gjendjeje nuk shihen askund në horizont./tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Një vit më pas: Ja fotot e papublikuara të Gjermanisë, kampione bote

Një vit më pas: Ja fotot e papublikuara të Gjermanisë, kampione bote

Maqedonia gdhihet me marrëveshje të re politike. Zaev: Gruevski do japë dorheqjen! Han: ditë e shkëlqyer për vendin! Ja pikat...

Harrojeni Facebook Messenger, ja se si do të jetë ai pas pak kohe

Harrojeni Facebook Messenger, ja se si do të jetë ai pas pak kohe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni