Siç është bërë e ditur në një njoftim për shtyp, Banka Botërore i ka dhënë Egjiptit një hua prej një miliardë dollarësh, që është kësti i parë i një plani financiar për të ndihmuar në kryerjen e reformave ekonomike në vend.
Egjipti po vuan ekonomikisht që prej revoltave të 2011-ës, dhe huaja e tanishme është pjesë e tetë miliardë dollarëve që do të jepen gjatë katër viteve nga Banka Botërore.
Kësti i ri i huasë, sipas Bankës Botërore, do të varet nga përparimi i vendit në kryerjen e reformave ekonomike.
Goditja më e fundit për ekonominë egjiptiane ka ardhur pas rënies në fund të tetorit të një avioni udhëtarësh të një kompanie ruse fluturimi në Gadishullin e Sinait. Incidenti tragjik e ka dëmtuar rëndë turizmin e vendit, një prej burimeve kryesore të të ardhurave për Egjiptin. /tesheshi.com/