Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Balotazhi i pritshëm për Prishtinën: njihuni me premtimet “pa laps” të kandidatit Arban Abrashi

by te Sheshi
15/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Balotazhi i pritshëm për Prishtinën: njihuni me premtimet “pa laps” të kandidatit Arban Abrashi

Nga Bashkim Kastrati

Balotazhi që do të mbahet këtë të dielë në Kosovë, pritet të jetë interesant në 19 komunat që janë ende në këtë garë. Por padyshim që interesimi më i madh i publikut është përqëndruar tek Prishtina, kandidatët e saj, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje i cili kërkon një mandat të dytë, dhe Arban Abrashit nga LDK, i cili kërkon ta sfidojë Ahmetin e t’ja rimarrë bastionin e humbur katër vjet më parë.

Të dy kandidatët kanë dhënë premtime të shumta që nëse fitojnë do të realizojnë projekte të mëdha të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. E siç është bërë zakon në fushata elektorale, bëhen premtime që afërmendsh duken iluzive. Shembull: Arban Abrashi premton se në katër vitet  e qeverisjes së tij në Komunën e Prishtinës do të investohen 1.2 miliardë euro, apo premtime se gjatë mandatit të tij do të hapen 30 mijë vende të reja pune, pra vetëm në Komunën e Prishtinës.

Me laps në dorë, këto premtime duken të parealizuara, pasiqë rrethanat në të cilat gjendet Kosova dhe Prishtina, por edhe parametrat ekonomikë, nuk korrespondojnë me një mundësi të tillë. Për më tepër, kundërkandidati i Abrashit, Shpend Ahmeti, i rikujtoi atij se në Prishtinë janë të regjistruar 28 mijë qytetarë si të papunë, d.m.th që dy mijë vende të reja të punës po “mbesin tepricë”.

Një premtim tjetër që ka nxitur reagime në opinion ishte edhe hapja e një zone ekonomike në pjesën e Gollakut, e ndodhur kjo në periferi të Prishtinës. Por nuk ka këtu asgjë për t’u çuditur. Kandidati Abrashi duke folur për rëndësinë e kësaj zone ekonomike, deklaroi se qëllimi është që paratë e qytetarëve të Kosovës të mos dalin jashtë vendit, por të shpenzohen në këtë zonë ekonomike.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, vetëm në  blerje të gjësendeve (shoping) dhe turizëm harxhojnë 80 milionë euro në Maqedoni, përkatësisht në Shkup. Ai tha se këtë shifër e kanë nxjerrë pas një analizë që kanë bërë për këtë çështje.

Por harxhimi i 80 milionë eurove brenda një viti nga qytetarët e Kosovës për të blerë gjësende në Maqedoni, praktikisht duket e pakapshme. Kjo për faktin se vetëm një pjesë e qytetarëve kanë mundësi të blejnë gjera në Maqedoni, pasi që kostoja e rrobave është shumë më e shtrenjtë se në Kosovë. Siç dihet, rreth 35 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri relative, ndërsa rreth 20 në varfëri absolute dhe mundësia që ata të shkojnë për shoping në Shkup është minimale, për të mos thënë zero.

Por ta lëmë anash këtë aspekt praktik. Le të krahasojmë këtë 80 milionësh vetëm me ekonomitë familjare që janë në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK), Kosova ka 1,783,531 banorë. Po sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 297 mijë e 90 ekonomi familjare. Por nga ky numër do të eliminojmë familjet që marrin ndihma sociale, sepse të paktën për këto e dimë që nuk mund të bëjnë shoping në Shkup. Pasi që një palë xhinse apo një pallto në këtë qytet ka kosto trefish më të lartë se sa ndihma sociale që e marrin. Sipas të dhënave të ASK-së të vitit 2016, në Kosovë janë 26 mijë e 302 familje me gjithsej 107 575 anëtarë që marrin ndihma sociale nga shteti.

Pra, nëse këto familje që marrin asistencë sociale e i heqin nga llogaritja se mund të bëjnë shoping në Shkup, na del se në Kosovë janë 270 mijë e 788 familje që nuk marrin asistencë sociale. Dhe nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, sipas Abrashit i bie që, brenda një viti çdo familje kosovare shpenzon hiç më pak se 295 euro vetëm për shopig dhe turizëm në Shkup, gjë që praktikisht duket e pamundur.

Sidoqoftë, gara për të parin e Prishtinës, pritet të jetë shumë e fortë dhe për këtë arsye të dy kandidatët kanë bërë koalicione për të marrë rezultate sa më të mira në zgjedhje. Shpend Ahmeti ka bërë koalicion me Selim Pacollin e Aleanca Kosova e Re (AKR), ndërsa Arban Abrashi ka bërë koalicion me Arbër Vllahiun e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Mbi 40 mijë vizitorë në ekspozitën me artefakte të Kosovës në Beograd

Mbi 40 mijë vizitorë në ekspozitën me artefakte të Kosovës në Beograd

Rihapet në Beograd “gropa e zezë” e Srebrenicës: në gjyq 8 xhelatët që vranë 1300 muslimanë

Rihapet në Beograd “gropa e zezë” e Srebrenicës: në gjyq 8 xhelatët që vranë 1300 muslimanë

Ky është vendi më i ftohtë i banuar në botë! (Foto)

Ky është vendi më i ftohtë i banuar në botë! (Foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni