6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Kjo shifër ka dalë së fundi nga një raport i OKB-së, raporton DW.
Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, e e cila prezantoi raportin 2-vjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, tha se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura
Ndërkohë, sipas raportit, armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015, e se çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit.
Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet se ato kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve.
Kujtojmë se Shqipëria, edhe pse e pa përfshirë në ndonjë konflikt, ka patur një zhvillim të paprecedent si ai i 97-ës, ku nga hapja e “paarsyeshme” e depove të armatimit të ushtrisë, mijra armë ranë në duart e civilëve. /tesheshi.com/