Propaganda komuniste ia arriti që të ngrinte mitin e ballistëve të dhënë pas pulave, aq dhe sot, sidomos tek mendimi i majtë shqiptar kjo gjë as që diskutohet, pra nuk konsiderohet një mit i rremë por një realitet. Dhe të njëjtin mit ata ndërtuan dhe për llojin e hajes së partizanëve. Sigurisht, nuk bëhet fjalë as për për pula, as për peshk e as për mish qengji.
Mos është kokra e lajthisë që ndahej në disa pjesë? Është dhe ky një mit, por jo i hajes. Është kaçamaku. Së paku kjo servirej në tekstet e 8-vjeçares në komunizëm, ku partizanët pasi bujtnin në ndonjë shtëpi populli, një nënë zemërmadhe e nikoqire, me atë grusht miell që i gjendej na magjë, u bënte nga një lugë kaçamak bijve trima.
Dhe, edhe pse kaçamaku mbahej si një ushqim i varfër – miell, ujë e kripë, pra brum, por që shijon i zhytur në gjalpë e i ngjyer me pekmez, gjë që partizanët nuk mund ta shijonin të plotë në fakt – ata e konsideronin atë si një vakt të mrekullueshëm, mu pse i dalë prej duarsh nëne komuniste.
Jo thjesht e bukur, por e shëmtuar për të qenë e vërtetë! /tesheshi.com/