Pas Gjirokastrës dhe Shkodrës, një tjetër rast i lojës online “Balena Blu” është denoncuar në policinë e Korçës.
Sipas policisë, ndërhyrja në kohë ka parandaluar vetëvrasjen e një të miture, e cila ndiqte udhëzimet e lojës në facebook nga një adresë ende e paidentifikuar. Nga informacionet 15 vjeçarja ishte në nivelin e tridhjetë të kësaj loje dhe dyshohej se mund të kalonte deri në vetëvrasje. E mitur tashmë ndodhet nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Prej disa kohësh kjo lojë, e cila prek të miturit është kthyer në tmerrin e prindërve në mbarë botën. Rusia, që ishte edhe vendi i origjinës, ka edhe numrin më të lartë të të miturve që kanë vrarë vetën, nga udhëzimet e lojës./tesheshi.com/