Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Balancimi i sikletshëm i UNESCO-s për trashëgiminë botërore: kur përplasen feja, kultura dhe turizmi

by te Sheshi
27/06/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Balancimi i sikletshëm i UNESCO-s për trashëgiminë botërore: kur përplasen feja, kultura dhe turizmi

E konsideruar si gardiane e trashëgimisë më të çmuar botërore, UNESCO me vështirësi mund ta shmangë hyrjen në fushën e besimit. Por, duke pasur parasysh diversitetin e jashtëzakonshëm dhe të debatueshëm midis vendeve të saj anëtare, agjencia edukative dhe kulturore e OKB-së ndeshet me shumë probleme për të adresuar këtë subjekt të ndjeshëm, si besimi, ashtu si tregojnë edhe disa histori të kohëve të fundit.

Midis 1052 vendndodhjeve të dizenjuara nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore – me vlerë universale për njerëzimin – ndoshta 20 për qind e tyre kanë ndonjë lidhje me besimin. Ato variojnë nga katedralet në Francë e Gjermani tek xhamitë në Arabinë Saudite. Dhe feja (në formën e pelegrinazheve apo procesioneve, për shembull) gjithashtu shfaqet mes qindra thesareve kulturore të pamohueshme që organizata i konsideron me vlerë për t’u ruajtur.

Pasi një vendndodhje apo një traditë njihet nga agjencia me seli në Paris, ekspertët e saj kalojnë në hapin tjetër për të ofruar ndihmë sesi vizitorët mund ta aksesojnë  atë vend, ndërkohë që mbrohen pjesët e brishta të trashëgimisë. Këta ekspertë kanë shumë për të thënë ndërsa peshohet interesi ekonomik i popullsisë lokale për një vendndodhje turistike kundrejt të ardhmes afat-gjatë të vendndodhjes. Por, gjërat bëhen shumë më të komplikuara kur vjen puna për balancimin e interesave të turistëve sekularistë dhe historianëve të artit kundër grupeve të ndryshme të besimtarëve që e kanë përdorur vendndodhjen e dhënë për shekuj me radhë dhe që kërkojnë ta kenë sërish në dispozicion. Qe prej vitit 2010, UNESCO ka qenë në konflikt me autoritetet në Gjeorgji në lidhje me një plan të pandjeshëm restaurimi të mbështetur nga Kisha, në katedralen Kutaisi dhe manastirin Gelati, një kompleks i mrekullueshëm që përmban ndërtesa mesjetare të zbukuruara me afreske. Vetëm në javët e fundit konsulentët e UNESCO-s dhe shteti e kisha gjeorgjiane kanë sheshuar mosmarrëveshjet drejt një kompromisi.

Por, nëse në grindje përfshihet më shumë se një palë “kundërshtare”, gjërat nuk mund të jenë më intriguese. Ka vendndodhje që pretendohen nga disa besime si të shenjta, dhe këtu ekspertët e UNESCO-s duhet të dakordësohen me më shumë sesa një shtet. E vetmja gjë e mirë që mund të thuhet në këtë rast është se rregullat dhe konventat e UNESCO-s u ofrojnë palëve një gjuhë dhe një fushë-betejë ku mund të shkëmbejnë argumentet e tyre.

Tetorin e kaluar, për shembull, Izraeli reagoi ashpër ndërsa bordi ekzekutiv i UNESCO-s miratoi një rezolutë që përdorte terminologjinë kryesisht islame për t’iu referuar vendit më të shenjtë të Jeruzalemit, të njohur nga hebrenjtë si Mali Tempull dhe nga muslimanët si Al-Haram Al-Sharif, Varri i Shenjtë.

Teksti i rezolutës  përmbante dy referenca të Murit Perëndimor, në thonjëza, por në gjithë pjesën tjetër përdor termin musliman për atë vendndodhje, sheshi Burak. Në kundërshtim me një rezolutë të mëparshme, në këtë të fundit njihet se Jeruzalemi dhe Qyteti i Vjetër janë të shenjta për të treja besimet. Kjo gjë  u pa si koncension minimal ndaj ndjeshmërisë hebreje dhe të krishterë.

Javën e kaluar, Greqia hodhi dyshime se Turqia po shkelte rregullat e UNESCO-s duke lejuar lexime të Kur’anit dhe faljet muslimane, ku morën pjesë edhe anëtarë të qeverisë, në një prej vendeve simbol të Stambollit të njohur si Hagia Sophia.

Kjo ndërtesë ka qenë kohë pas kohe tempulli më i madh i krishtërimit lindor- më pas xhami për pesë shekuj duke nisur nga viti 1253, dhe më pas akoma, sipas një kompromisi të arritur në vitete 1930, një muze sekularist ku janë të dukshme simbolet e krishtera dhe ato islame. Lëvizja e Turqisë ishte një sfidë ndaj komunitetit ndërkombëtar, deklaroi ministria e Jashtme greke.

Në Rusi, ndërkaq, presidenti Vladimir Putin së fundmi, iu referua rregullave të UNESCO-s në një deklaratë ku artikulonte qëndrimin e tij për një prej çështjeve më problematike të brendshme, atë të kalimit të katedrales së Shën Isakut në Shën Petërsburg, ende në proces, nga kontrolli i shtetit nën autoritetin kishtar. Presidenti rus tha se bëhej fjalë për një çështje të drejtësisë historike, duke marrë në konsideratë vuajtjet e kishës nën komunizmin, por ai gjithashtu theksoi se shteti duhej të merrte në shqyrtim dhe gjëra të tjera, ku përfshihet  angazhimi në UNESCO apo dhe interesat e turizmit sekularist. Ai dukej sikur ishte në dijeni të faktit që kisha dhe mbështetësit e saj e kishin tepruar pak me entuziazmin për kalimin e katedrales nën kontrollin klerikal.

Alessandro Balsamo, një zyrtar i UNESCO-s që shqyrton aplikimet e reja për statusin e trashëgimisë botërore, agjencia nuk ka mandat të përballet me fenë si të tillë. Konventa e Trashëgimisë Botërore synon të ruajë integritetin fizik të vendeve të çmuara në favor të brezave të ardhshëm. Ndihmon qeveritë të hartojnë plane menaxhimi për këto vendndodhje me ndjeshmëri në komunitet, në konsultim me të gjithë “aktorët”, një kategori kjo që mund të përfshijë një ose më shumë besime. Por, ekspertët e trashëgimisë në UNESCO nuk kanë mandat të gjykojnë pretendimet e besimeve të ndryshme.

Që prej vitit 2013, UNESCO po përpilon një listë të thesareve kulturore “të pamohueshme” – nga kërcimet tek dietat-  që janë me vlerë të ruhen. Ndoshta nuk është rastësi që disa prej vendimeve më të fundit interesante të UNESCO-s  kanë pasur në fokus fenomene shpirtërore për të cilat besimtarët duket se nuk ka gjasa të futen në konflikt. Në dhjetor, për shembull, organizata i dha statusin e trashëgimisë botërore jogës, në miratimin e së cilës thuhet:

“Dizenjuar për t’u ardhur në ndihmë individëve të ndërtojnë vetë-realizimin, të lehtësojnë çdo dhimbje që mund të përjetojnë dhe të lejojnë çlirimin e një gjendjeje lirie, joga praktikohet nga të mëdhenj e të vegjël pa diskriminim gjinor, klasor apo fetar”.

Njerëzit, sigurisht që mund të jenë pro jogës ose kundër saj.  Të krishterët dhe muslimanët kanë ofruar pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Por është një bast i fituar ai që askush nuk do të donte të niste një luftë, diplomatike apo ushtarake, se kujt i përket kjo disiplinë.

Ndërsa sa u takon vendndodhjeve të ndjeshme, “mandarinët” e UNESCO kanë të drejtë kur vënë në dukje se nuk marrin përsipër të ndajnë çështjet metafizike që kanë konfliktuar me miliona njerëz përgjatë shumë e shumë shekujve. Në fund, gjëra të tilla do të zgjidhen nga politika e lartë, nëse do të zgjidhen ndonjëherë. Por synimi i UNESCO-s është “të kontribuojë për paqen dhe sigurinë” përmes arsimimit, shkencës dhe kulturës.  E kjo do të thotë prodhimi i ideve të mençura për bashkëjetesë në vendndodhjet e diskutueshme  edhe pse nuk mund të vendosë detyrimin që ato të zbatohen.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Next Post
Autongrirja e Bashës nxit rebelim në PD: thirrje për të dëbuar nga selia

Autongrirja e Bashës nxit rebelim në PD: thirrje për të dëbuar nga selia

“Dhuratë nga qielli” për PD-në: në zgrip, rifiton Kavajën me 28 vota diferencë

“Dhuratë nga qielli” për PD-në: në zgrip, rifiton Kavajën me 28 vota diferencë

Eduart Selami shpall kandidaturën për kreun e PD-së: t’i rikthejmë lavdinë!

Eduart Selami shpall kandidaturën për kreun e PD-së: t’i rikthejmë lavdinë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni