Arestimi i bandës famëkeqe të Bajrajt në Shkodër, ka bërë që politika ta “ndyjë” gjuhën e saj, ku veçojnë akuzat e opozitës në drejtim të mazhorancës. Duke përcjellë bindjen se grupi criminal kishte lidhje të forta me qeverinë, zëra kryesorë të PD-së kanë bërë insinuata për lidhje të tyre me Ramën, Bushatin etj. Ka qenë ky i fundit që ka reaguar duke e quajtur gjuhën e kundërshtarëve politikë si të “përdalë”.
“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve“, shkruan ministry Bushati, deputet në Shkodër.
Por dhe një pjesë e opinionit në këtë qytet, kishin bindjen se Bajrajt kishin lidhje me politikën. /tesheshi.com/