Bajerni ka shpartalluar Hamburgun duke e shndërruar në traditën që ta mund këtë ekip me rezultate tenistike. I fundit qe 6 – 0. Do kishte shënuar dhe një, nëse Levandovski do kish realizuar dhe një penallti pas një triplete.
Dy të tjera i shënoi Riberi dhe një Roben.
Që nga 2011-ta e deri më sot, Bajerni ka regjistruar këto rezultate ndaj Hamburgut: 8-0, 9-2, 6-0 dhe tre herë 5-0.
Tashmë, bavarezët luajnë për qejf, pasi me plus 20 pikë mga vendi i dytë e kanë siguruar aritmetikisht titullin. /tesheshi.com/