Bahreini ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e tij në Izrael dhe ka ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me të, raporton Al Jazeera.
Në një deklaratë, parlamenti i shtetit të Gjirit tha se lëvizjet ishin pjesë e masave të marra në mbështetje të “kauzës palestineze dhe të drejtave legjitime të popullit palestinez”.
Bahreini, i cili vendosi lidhje diplomatike me Izraelin në vitin 2020, tha se ambasadori i Izraelit në Manama ishte larguar tashmë.
Ky shtet i Gjirit ishte në projektin “abrahamik” të Trump-it për të diktuar krijim marrëdhëniesh me Izraelin të atyre vende arabe që e njihnin shtetin hebre. /tesheshi.com/