Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bacë Ademi në 200 mijë gëzhoja, flet autori Besart Gashi: ja pse vendin e ka në Prishtinë

by te Sheshi
06/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Bacë Ademi në 200 mijë gëzhoja, flet autori Besart Gashi: ja pse vendin e ka në Prishtinë

Ndërsa shteti kosovar nuk ka mundur t’i ngrejë një shtatorë në Prishtinë komendantit legjendar Adem Jashari, edhe 20 vjet pas rënies, këtë mundet ta bëjë, ose më saktë e ka bërë, një djalë i ri nga Nekovci i Drenasit; jo me allcci a bronx por me gëzhoja.  

Besart Gashi, ka portretizuar komandantin legjendar në një mozaik me 200 mijë sosh, me madhësi 25 metra katror.

Gashi, në një intervistë për tesheshi.com tregon nga erdhi ideja për realizimin e këtij mozaiku, kush e ndihmoi, sa persona punuan dhe jep idenë se ku duhet të vendoset ky mozaik pasi deri më 7 mars do të qëndrojë në Prekaz, por pas kësaj dite nuk ka një vendim se ku do mbetet përherë.

 Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni autor i ndërtimit të mozaikut me 200 mijë fishekë që portretizon fytyrën e komandantit Adem Jasharain. A mund të na flisni si erdhi deri te ideja?

Ideja që ta punojë një mozaik të veçantë si ky më erdhi duke pasur parasysh figurën dhe heroizimin e Bacës Adem Jashari, që është rast i veçantë në botë, pasi sakrifikoi familjen dhe veten për liri.

Për ndërtimin e mozaikut sigurisht se kam kontaktuar edhe Familjen Jashari të cilët më kanë falenderuar dhe më kanë përkrahur moralisht.

Sa kohë keni bërë deri në ndërtimin e mozaikut? Sa persona keni punuar sepse sigurisht keni qenë ekip? 

Përfundimi i mozaikut më ka marrë kohë rreth 20 ditë. Kam pasur pesë ndihmës familjarë dhe kemi punuar deri në 12 orë në ditë vetëm që të arrijmë ta përfundojmë për datën e rëndësishme 5 mars kur edhe fillon “Epopeja e UÇK-së”.

Po gëzhojat e fishekëve nga i siguruat? Kush ju ka përkrahur që ta ndërtoni këtë mozaik?

Gëzhojat e fishekëve i kam siguruar në poligone private dhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Pasi kam kërkuar ndihmë nga FSK ku ju kam treguar për idenë, ata më kanë ofruar gjithë ndihmën.

Duhet ta ceku se për të realizuar këtë vepër të madhe më kanë ndihmuar disa sponsorë.

Keni deklaruar se sipas hulumtimeve që keni bërë se nuk ka mozaik me përmasa të tilla në botë të punuara me gëzhoja fishekësh? A pritni të hyni në librin Guinnes?

E vërtet që nuk ka mozaik në botë me gëzhoja fishekësh me përmasat që e kam ndërtuar. Por, për mua nuk është e rëndësishme të thyej rekord botëror; e rëndësishme është që kam punuar një mozaik të veçantë për një njeri të veçantë.

Mozaiku deri më datë 7 mars do të qëndrojë në Prekaz. Po pas kësaj date nuk ka një vendim se ku do vendoset? Ju si autor ku do të dëshironit të mbetej kjo vepër e juaj?

Për 3 ditë sa do të zgjatë “Epopeja e UÇK-së”, mozaiku do të qëndrojë në Prekaz. Më pas nëse interesohet qeveria dhe institucionet përkatëse, duhet të vendoset me një vend ku ende nuk ka as portret dhe asnjë shtatore të Legjendarit Adem Jashari.

Si autor mendoj se kjo vepër e ka vendin në Prishtinë, sepse kanë kaluar 20 vite dhe ende nuk është vendosur asnjë shtatore në kryeqytet dhe është marre për institucionet e vendit që nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Avion rus rrëzohet e shkrumbohet në Siri: 32 viktima

Avion rus rrëzohet e shkrumbohet në Siri: 32 viktima

Shemben dy objekte të vjetra në Prishtinë, s’ka të lënduar

Shemben dy objekte të vjetra në Prishtinë, s’ka të lënduar

Stuhia “Emma” shkatërron faunën, qindra gjallesa dalin në breg të detit

Stuhia "Emma" shkatërron faunën, qindra gjallesa dalin në breg të detit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni