Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bac, u krye dhe kjo: Shqipëria dhe Kosova do bashkojnë doganat, vetëm një pikë kontrolli

by te Sheshi
27/02/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Bac, u krye dhe kjo: Shqipëria dhe Kosova do bashkojnë doganat, vetëm një pikë kontrolli

Nga Bashkim Kastrati

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës vazhdojnë që vetëm me deklarata të tregojnë për bashkëpunimin e madh e vëllazëror mes vete. Ata bëjnë nganjëherë edhe krahët e shqiponjës me duar, ndërsa hapat i kanë si të breshkës.

Bashkëpunimi ekonomik, por edhe bashkëpunimi në fusha të tjera nuk po bëhet ashtu siç do të duhej dhe siç është pritur. Kanë kaluar dhjetë vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë arritur që të kenë një pikë të përbashkët të kontrollit. Si pasojë e kësaj shpesh krijohen radhë të gjata të qytetarëve, duke kaluar këndej apo andej kufirit.

Nuk dihet ende përse e gjithë ky hezitim, por ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për një medium nga Kosova ka deklaruar se edhe ndërkombëtarët kanë pasur ndikim që ende nuk është bërë një pikë e përbashkët doganore.

Por si duket nga muaji mars pika doganore kufitare Morinë – Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë do të ketë vetëm një dritare për kontroll. Këtë e ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime

Rafuna i cili ka qenë drejtor i Doganës së Kosovës ka deklaruar se projekti për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë është në përfundim e sipër.

“Kufiri ka qenë i paraparë të përurohet në muajin janar, por për shkak të disa punëve shtesë dhe kërkesave të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë që ka financuar përmes projektit IPA, po ashtu jemi pajtuar që të bëhen disa punime shtese në muajin janar, shkurt duke përfshirë edhe një pjesë të marsit kur fluksi i mallrave është më i ulët”, ka thënë Rafuna.

Bashkimi në një pikë doganore, që pritet të jetë moderne, do të eliminojë pritjet e qytetarëve nga të dy vendet dhe do të eliminojë radhët e gjata të mallrave për të hyrë në Kosovë apo në Shqipëri.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore.

Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Po ashtu, ishte nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Njohësit e fushës së ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve, në vazhdimësi ndër vite kanë kërkuar që të bëhet vetëm një pikë e përbashkët doganore pasi që në këtë mënyrë lehtësohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ata thonë se lehtësime duhet të bëhen edhe në portin e Durrësit në mënyrë që të rritet dinamika e importit dhe eksportit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ky bashkëpunim përveç që do të fuqizojë ekonomikisht të dy vendet, do të ulë edhe importin nga vendet fqinje, e në veçanti importin nga Serbia, e cila vazhdon ta dominojë tregun e Kosovës me produkte të saj.

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, është i përqendruar kryesisht në shkëmbimin e mallrave. Megjithatë, vlerësohet se këto dy shtete gjatë shkëmbimeve tregtare, vazhdojnë të hasin në vështirësi dhe konsiderohet se nuk kanë arritur të kenë marrëdhënie tregtare në nivel të kënaqshëm. Deri më tani nuk ka pasur vullnet të duhur dhe veprime konkrete për t’i eliminuar këto pengesa që janë shfaqur ndër vite sa i përket shkëmbimit të mallrave.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zgjim poetik në Tiranë, kryeqyteti gdhihet me borë

Zgjim poetik në Tiranë, kryeqyteti gdhihet me borë

Përplasen dy automjete në Milot, njëra më drogë: hashashi derdhet në asfalt

Përplasen dy automjete në Milot, njëra më drogë: hashashi derdhet në asfalt

Arabia Saudite lejon gratë që të hyjnë në ushtri

Arabia Saudite lejon gratë që të hyjnë në ushtri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni