Yusuf Meydan, një punonjës i Ministrisë Turke të Familjes dhe Mbrojtjes Sociale, dhe vajza e tij Ecrin u vranë në shpërthimin në Stamboll, tha Derya Yanik, ministre e Familjes dhe Mbrojtjes Sociale.
Bekir Bozdag, ministri i Drejtësisë, i tha televizionit A Haber se një grua e cila u ul në një stol pranë vendit të shpërthimit për rreth 40 minuta po hetohej. Shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi ajo u largua. Ai tha se ende nuk dihet identiteti i saj dhe as nuk është e qartë se cili grup mund të qëndrojë pas sulmit, shkruan AP.
Zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay tha se autoritetet e konsiderojnë shpërthimin në Stamboll, në lagjen Taksim, cili vrau të paktën gjashtë persona, si një sulm terrorist, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
“Ne e konsiderojmë atë si terrorizëm sepse sulmuesi, për të cilin besojmë se është një person femër, shpërtheu bombën”, tha Oktay. /tesheshi.com/