Për një baba ardhja e një fëmije në jetë është një ndër momentet më të bukura dhe të çmuara që mund të përjetojë. Mungesa në lindjen e foshnjës përgjithësisht është shkatërruese për prindërit, por gjithsesi, në disa raste duhet të përshtatesh me situatën.
Në një postim të bërë në YouTube, përdoruesi jaybrrd thotë se vëllai i tij ishte duke dhënë mësimin e anglishtes në një shkollë në Korenë e Jugut kur një drejtues i dehur i një makine u përplas me dritaren e shkollës dhe mori përpara edhe mësuesin, i cili pësoi dëmtime të ndryshme.
Ai nuk mund të shkonte në spital tek gruaja e tij për të parë lindjen e foshnjës për shkak se ndodhej i shtruar për vete e duhej të ishte nën kujdesin e mjekëve, por reagimi i këtij burri kur shikon për herë të parë foshnjën e vet përmes kameras dhe internetit është prekës e emocionues./tesheshi.com/