Një baba në Meksikë i bleu vajzës së tij një karrige në mënyrë që ajo të ulet për të mësuar në të, por ai nuk e kishte idenë se çfarë “fshihej” pas asaj dhurate. Ai e bleu karrigen në dyqanin e tij të preferuar antik, ndërkohë që vajza iu ankua për shqetësimet e natyrës fizike që i sillte karrigia.
E do ishte një rastësi që i mësoi vajzës, por dhe të atit, se karrigia e blerë i përkiste shekullit të 19-të dhe përdorej për gratë gjatë lindjes. Ajo ishte e versionit afrikan.
Pasi e ndau në rrjete këtë histori qesharake, duke shkruar se babai i saj nuk e kishte idenë se çfarë po blinte, komentues të shumtë filluan të bëjnë shaka.
“Unë mendoj se është koha të flisni e prindërit tuaj për fetishin e tyre të pazakontë,” shkroi një komentues.
“Babai donte të të njoftonte në një mënyrë të këndshme se ishte koha për të gjetur një burrë dhe të kesh fëmijë”, shkroi një tjetër. /tesheshi.com/