Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili është 85 vjeç, ka thënë se do të kandidojë për një vend në Senat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, pas një mungese 9-vjeçare nga politika.
Manjati italian i medias ka udhëhequr katër qeveri që nga hyrja në politikë në vitin 1994, por iu ndalua përkohësisht të mbante poste publike pasi u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013, raportoi Reuters.
Qeveria e tij e fundit kishte rënë dy vjet më parë, për shkak të një krize borxhi në rritje dhe një skandali rreth partive të ashtuquajtura “bunga bunga” në vilën e tij pranë Milanos.
Berlusconi i tha radios shtetërore se shumë njerëz brenda dhe jashtë partisë së tij Forza Italia i kanë kërkuar atij të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, kështu që ai mendon se përfundimisht do të jetë një kandidat për Senat dhe të gjithë do të jenë të lumtur.
Në fushatën e tij të tetë zgjedhore kombëtare, Berlusconi po mbështetet edhe një herë në llojin e fushatës reklamuese që e ka ndihmuar atë të fitojë më parë.
Ekranet e mëdha në stacionet e trenave dhe metrosë në të gjithë vendin shfaqin foto të një Berlusconi me pamje rinore me sloganin “Tani më shumë se kurrë, zgjidhni një anë”.
Forza Italia konsiderohet pjesa e moderuar e një aleance konservatore të dominuar nga dy parti të krahut të djathtë, Fratelli di Italia e Giorgio Melonit dhe Lega e Matteo Salvinit.
Rasti i Berlucsonit i ngjan atij të Berishës në kuptim të sfidës ndaj moshës në politikë. Sigurisht, s’mund të thuhet se italiani frymëzohet nga shqiptari, e kundërta mundet. /tesheshi.com/