Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani por sërish ne mbetemi në vendin e dytë.
Raporti më i fundit i Zyrës Gjermane të Emigracionit tregon një rënie të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë përgjatë tre muajve të fundit.
Shifrat e ofruara në raport e dëshmojnë fare qartë një gjë të tillë: gjatë gushtit, autoritetet gjermane kanë regjistruar 8.306 kërkesa azili nga shtetas shqiptarë.
Muajin pasues, numri i tyre ka rënë në 6.741 për të mbërritur pas kësaj thuajse në përgjysmim: 4.680. Listën e kryesojne si përherë sirianët, kërkesat e të cilëve për azil gati janë dyfishuar muajin që shkoi në krahasim me gushtin.
Në vendin e tretë e të katërt të renditjes prej 10 dhjetë shtetesh vërehet një rritje e emigrantëve nga Iraku e Afganistani, ndersa Kosova është e fundit me vetëm 753 kërkesa të paraqitura në tetor
/tesheshi.com/