Nëse azhurnoni iPhonin tuaj dhe të nesërmen në mëngjes nuk do të bjer alarmi i zgjimit, veç hallit që do të shkoni me vonesë në punë, në shkollë apo në takimin tuaj, mos u shqetësoni për të tjera në lidhje me funksionimin e aparatit celular.
Pikërisht kjo u ka ndodhur edhe shumë përdoruesve të tjerë të iPhone, të cilët kanë azhurnuar sistemin iOS gjatë natës por pajisja nuk i zgjuar në mëngjes.
Arsyeja? Ende nuk dihet por mendohet se bëhet fjalë për një problem të vetëm, i cili zgjati një natë, por që shkaktoi pasoja të padëshirueshme për një pjesë të madhe të njerëzve. Apple ende nuk e ka komentuar këtë problem të shkaktuar./tesheshi.com/