Ish-udhëheqësi kosovar nën ish-Jugosllavi, Azem Vllasi, njeriu që iu ndodh në krah Millosheviçit në fjalimin famëkeq të Fushë Kosovës në fund të viteve ’90, mendon se ardhja e pritshme e presidentit Vuçiç në Kosovë, nuk duhet të jetë “imitim i mitingjeve të çmendura të Millosheviçit”, të cilat siç tha Vllasi, “ishin të dështuar si për serbët e Kosovës ashtu dhe për ata të Serbisë”.
Vuçiç pritet të vizitojë Zubin Potokun me datë 9 shtator, vizitë që vjen në një moment delikat, në kulmin e debateve mbi ndryshimin e kufijve dhe marrëveshjen historike mes Prishtinës dhe Beogradit mbi të ardhmen e Kosovës. /tesheshi.com/