Deputeti i PDK-së, Azem Syla, i cili vazhdon të jetë në arrati, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë me shkrim, Syla thotë se këtë po e bënë që t’i jap mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime, edhe pse, sipas tij, ai është i pafajshëm.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës. Hetimi i filluar ndaj meje është padrejtësi, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime”, ka thënë Syla.
Ndryshe, Azem Syla cilësohet koka e grupit kriminal të përbërë prej 51 personave të cilët dyshohen për përvetësim të pronave private e publike në vlerë prej 30 milion eurosh. /tesheshi.com/