Ndërsa të gjithë presin që aktakuzat e para të Speciales të ngriten brenda pak javësh, një gjë të tillë nuk e beson avokati i njohur Arianit Koci, i cili mendon se ky vit do jetë i qetë dhe se arrestimet do nisin në vitin tjetër.
Koci, avokat idisa të akuzarve nga radhët e UÇK-së, thotë se beson në këtë, duke e ditur mirë se si funksionojnë tribunalet dhe duke pasur parasysh operandin e Prokurorisë.
“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dēshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës. Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta.
Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.
Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci në Facebook. /tesheshi.com/