Një avion kargo turk i kompanisë ajrore ACT Airlines është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit të kryeqytetit të Kirgistanit, duke u marrë jetën më së paku 32 personave.
Në fluturim nga Hong-Kongu për në Stamboll, avioni Boeing 747-400F është rrëzuar mbi një fshat ndërsa po përpiqej të ulej për një ndalesë në Bishkek.
Mjegulla e dendur ka sjellë rrëzimin e avionit që u mori jetën njerëzve në 07:31 me orën lokale dhe shkatërroi shumë shtëpi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kirgistanit, nga të pesë pjesëtarët e personelit fluturues në avion, vetëm njëri prej tyre ka mundur të mbijetojë.
Numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. /tesheshi.com/