Burimet lokale kanë rrëfyer për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency se së paku 35 civilë janë vrarë e 70 të tjerë janë plagosur nga bombardimet e avionëve rusë në pjesën lindore të Sirisë.
Avionët rusë goditën një xhami dhe rrethinat e tij në el-Kurije, një zonë e banuar pranë qytetit Dejruz Zor.
“Së paku 35 civilë u vranë kur avionët rusë goditën një xhami dhe rrethinat e tij në zonën e banuar el-Kurije,” bëri të ditur një burim lokal, duke ruajtur anonimitetin.
Numri i të vdekurve mund të rritet për arsye se shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Rusët do të godisnin përsëri pasi banorët do t’u shkonin në ndihmë të lënduarve.
El-Kurije gjendet në lindje të Sirisë, dhe është që nga viti 2014 nën kontrollin e ISIS-it. /tesheshi.com/