Vizita e presidentit Vuçiç në veriun e Kosovës, është shoqëruar dhe me fluturime të shumta ajrore të avionëve serbë, në afërsi me qiejt kosovarë. Ato kanë qenë patrullime për një kontroll të hapësirës ajrore mbi atë çfarë ndodhte poshtë në terren, porse banorët e Novi Pazarit, ku dominojnë boshnjakët, e kanë përjetuar edhe si provokim ndaj tyre.
Avionët që kanë fluturuar mbi kokat e tyre i kanë bërë që të reagojnë ashpër në rrjete sociale.
Sipas tyre, nuk ka patur asnjë shkak tjetër për të tilla patrullime – pasi kush do ia rrezikonte jetën Vuçiçit nga ajro – porse ka qenë demonstrim force për frikësimin e popullsisë boshnjake në Sanxhak. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/100009404223888/videos/2168262970163823/?t=24