Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Aventura arkitekturore: Roterdami, qyteti holandez që duket më shumë si Dubai arab

by te Sheshi
05/01/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
Aventura arkitekturore: Roterdami, qyteti holandez që duket më shumë si Dubai arab

Roterdami u rrënua në themel gjatë luftës së Dytë, mirëpo tashmë ai është një ikonë për të fiksuarit pas arkitekturës, nga ato qytete që pasi i viziton, të mbeten në mendje e të bëjnë të dëshirosh që edhe qyteti yt t’i ngjajë paksa.

Në Roterdam duhet të mbërrish gjithnjë me tren. Në këtë mënyrë, ndërsa largohesh nga stacioni, mund të lëshosh bagazhet dhe të vështrosh një nga ndërtesat më të hareshme në gjithë botën. Është stacioni më i bollshën sa i takon fantazisë së dizenjimit që prej kohës kur arkitekti Eero Saarinen formësoi qendrën e fluturimeve në aeroportin Idlewild (riemëruar më pas si JFK). Stacioni i Roterdamit ngrihet në qiell, duke injoruar gravitetin, një kërcim baleti i kapur në çelik, xham dhe dru.

Qyteti duket të jetë kuzhina e testimit arkitekturor në Europë.

Në çdo qytet tjetër, ndërtesa do të ishte një vepër e madhe, me gjasa një anomali, si Guggenheim në Bilbao apo bashkia e Torontos. Por në Roterdam, përshtatet shkëlqyeshëm. Ky është qyteti i eksperimenteve të lira, një Dubai i pas-luftës apo Doha, por ndërtuar më mirë. Në vend që të ngrihet masivisht nga një brez njerëzish të pasur që dëshirojnë të arrijnë famën botërore, Roterdami ka ndryshuar përgjatë tre çerekëve të një shekulli në përgjigje të nevojave të veta të zhvillimit, të qytetarëve dhe të kohës që ata kanë jetuar. Është një qytet i jetueshëm, i shëtitshëm dhe jo vetëm në këmbë, por edhe me biçikletë. Por ai arrin, ashtu sikundër qytetet e momentit në shtetet e Gjirit, të impresionojë në çdo kthesë, e jo vetëm me dy –tre ndërtesa marramendëse- një piramidë trans-amerikane apo një sallë koncertesh alla-Walt Disney- por me dhjetëra të tilla.

Por, nuk ka qenë gjithnjë kështu.

Në orën 1:28 të pasdites së 14 majit 1940, një gumëzhimë djallëzore mund të dëgjohej në rrugët e qytetit holandez. Zhurma vinte nga lindja. Brenda një minute, sulmi ishte direkt mbi qytetin binjak të Amsterdamit me kanalet e veta dhe shtëpitë e vjetra elegante prej tullash e druri. Roterdami ishte motorri industrial i Holandës dhe porti më i madh i botës.

15 minuta më pas, avionët u larguan, duke  e lënë qytetin në flakë që vijuan për gjashtë ditë deri sa nuk mbeti asgjë për t’u djegur: 250 hektarë, 25 mijë shtëpi, 11 mijë ndërtesa tregtare pluhur e hi. Roterdami nuk ekzistonte më.

Pothuajse. Zjarret nuk ishin shuar ende kur zyrtarët e asaj kohe të qytetit u takuan më 18 maj për të vendosur se çfarë duhet të bënin më tej. Edhe pse muret ishin rrëzuar të gjitha, kishte mëse majftueshëm material për të rindërtuar. Ishte zgjedhja logjike. Ishte një zgjedhje që edhe Kovetri, Varshava dhe dhjetëra qytete gjermane do të bënin në vitet e ardhshme, duke riprodhuar me kujdes historik qendrat e qyteteve, deri në atë pikë sa një vizitor i pas-luftës që do të ecte përmes rrugëve të ngushta mesjetare, mund të mos e kuptonte dot kurrë se ato ishin të reja.

Edhe pse mund të ketë pasur debate për restaurimin e qytetit të shekullit të 14-të, në diçka që mund të sillte rehati dhe stabilitet për breza të tërë familjesh, vendimi ishte që të shembej gjithçka kishte mbetur në këmbë dhe të nisej nga e para.

Arkitekti i qytetit, Willem Witteveen, nisi menjëherë nga hartimi i planit. Do të ishte i ri, por monumental dhe madhështor.

Por, më pas ndodhi diçka akoma edhe më mbresëlënëse. Në vitin 1944, kur qyteti ishte ende nën pushtimin gjerman, por fundi dukej afër, industrialisti Cees van der Leeuw thirri një tjetër takim, por kësaj radhe sekret, në dhomën e çajit të fabrikës së tij të kafesë e duhanit. Fabrika ishte ndërtesa e parë me arkitekturë moderne e qytetit dhe ishte larg qytetit për t’u prekur nga lufta.

“Këta kapitenë të industrisë menduan se ishte më mirë të kishin më shumë fleksibilitet sesa arkitekti Witteveen,” shpjegon historiani i Roterdamit, Michelle Provoost, duke vënë në dukje se modernizmi i drejtuar nga biznesi, kishte nisur në qytet përpara luftës, me ndërtesa të rëndësishme. Arkitekti i qytetit nuk mendonte aq madhërisht sa biznesi apo pushtuesit gjermanë që dëshironin një qytet të ri.

Van der Leeuw e bindi këshillin e qytetit të pushonte nga puna Witteveen dhe të punësonte asistentin e tij, Cornelis van Traa, për të bërë diçka shumë më tepër radikale. Ky i fundit paraqiti një qytet me objekte në fluturim të lirë.

Ky ishte momenti i lindjes së Roterdamit të ri – qytetit ku arkitektura merret më seriozisht sesa kudo gjetkë, me pamje të thella, qytetit lozonjar dhe ngazëllyes.

Pasi mbaron së vështruari stacionin e Roterdamit, mjafton të marrësh një linjë trami dhe mund të marrësh përshtypjen e plotë të qytetit.

Përgjatë rrugës ndodhen dy kryevepra të arkitekturës së fundshekullit të 20 dhe fillimshekullit të 21.

Njëra prej tyre është tregu në formë patkoi, me apartamente dhe banesa me qira të ndërtuara përreth. Brenda tij ka një përzierje gjërash, për të blerë e për të ngrënë. Ndërsa mbetet ikonë – forma është e thjeshtë por padyshim unike – përbën evolucionin logjik të tregjeve të qyteteve, ku njerëzit takohen, hanë dhe jetojnë.

Roterdami i do ndërtesat e veta ashtu sikundër Santa Monika do plazhet e veta. Hapësira më e mirë për të kaluar kohën në qytet, është kati përdhes i një ndërtese me tulla me një lakim qoshesh të famshëm, quajtur Dudok, sipas emrit të arkitektit.

Roterdami është si Diznejlandi për të fiksuarit e arkitekturës. Por mund të jetë shumë argëtues për të tjerët, që zakonisht nuk u kushtojnë vëmendje ndërtesave ku punojnë, jetojnë apo luajnë, dhe që pasi ta vizitojnë atë, do të kthehen në shtëpi e do të hamendësojnë përse qytetet e tjera nuk janë pak më shumë si Roterdami.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Albin Kurti: të dorëhequrit të rikthehen dhe të më sfidojnë për kreun e partisë

Albin Kurti: të dorëhequrit të rikthehen dhe të më sfidojnë për kreun e partisë

Moti ekstrem, iguanat bien nga pemët

Moti ekstrem, iguanat bien nga pemët

SHBA-të përballen me kritika në Këshillin të Sigurimit mbi protestat në Iran

SHBA-të përballen me kritika në Këshillin të Sigurimit mbi protestat në Iran

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni