Nga zyra e tij, presidenti Putin promovoi raketën “e pakapshme” ruse të quajtur “Avangard”. Me të u realizua një provë e suksesshme dhe pas kësaj morri vlerësimet më të larta si një super-armë.
Nisja u krye nga një njësi luftarake e forcave strategjike të raketave nga zona e Dombarovskit, drejt një objektiv të sajuar në poligonin e Kura në territorin e Kamchatka.
Por tabloidi britanik Metro, shkroi se propozon një tjetër variant emri për këtë këtë raketë.
“Ne do të donim të propozonim emrin tonë për ‘Avangardin e pakapshëm’ – ‘gruaja e Satanait’”, shkruan gazeta.
Prej muajsh, Londra dhe Moska kanë fërkime diplomatike mes tyre, ardhur për shkak të rastit “Skripal”. /tesheshi.com/