Sistemi i VAR, ose video-skaneri i situatave të diskutueshme që përdoren nga gjyqtarët gjatë ndeshjeve të futbollit, nga sezoni i ardhshëm do të përfshihet dhe në Champions League, kompeticioni më prestigjoz për klube në Europë.
Kjo u njoftua në profilin zyrtar të Twitter të UEFA-s.
Gjithashtu VAR do të përdoret në ndeshje e SuperCup së UEFA-s në 2019 dhe në turneun final “Euro 2020”.
VAR do të përdoret dhe në finale të Lidhjes së Kombeve në vitin 2021. /tesheshi.com/