Në ndeshjen e javës së së tetë të Bundesliga-s, Bayer fitoi me rezultat 2: 1 kundër Arminia.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 27-të me një gol të Bailey, por në minutën e 47-të, ndoshta ndodhi momenti më qesharak i sezonit në kampionatin gjerman.
Portieri i Leverkusenit, Lukas Hradecky pësoi ndoshta golin më të çuditshëm të sezonit në futbollin evropian.
Një huq i tij prej diletanti e çoi topin në rrjetë, për ta patur kështu një njollë të rëndë në karrierë. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1330174852129562628