Parlamenti i Austrisë vendosi të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori nazist, Adolf Hitler. Banesa do të kalojë në pronësi të shtetit austriak dhe ende nuk është bërë publike mënyra se si do të përdoret.
Politikanët janë përpjekur të ndalojnë pelegrinazhin e ekstremistëve të djathtë në këtë godinë, duke i dhënë shtëpisë një imazh të ri, si dhe një transformim arkitektonik.
Një pjesë e madhe e parlamentarëve votuan për të marrë ndërtesën nga pronarja aktuale, e cila kishte refuzuar planin e qeverisë për të vendosur një bamirësi sociale ose një autoritet qeveritar në vilën trekatëshe.
Hapi u ndërmor për të parandaluar kultivimin, nxitjen ose përhapjen e ideologjisë nacionaliste socialiste. Gruaja që zotëron shtëpinë nuk ka ndërmarrë një rekurs ligjore kundër vendimit sipas ligjit austriak, megjithatë, ajo do të marrë një dëmshpërblehet për vlerën e shtëpisë./tesheshi.com/