Seksioni hebre i varrezave të Vjenës është djegur nga persona të panjohur gjatë natës së së martës në të mërkurë.
Të panjohurit, siç u ankua presidenti i komunitetit izraelit të Vjenës, vizatuan edhe simbolin nazist në mure.
Sipas tij, zjarri ka shkaktuar dëme në hyrje të varrezave por nuk ka të lënduar.
Sulmi u dënua “në mënyrën më të fortë të mundshme” nga kancelari Karl Neuhammer. Siç shkruan ai në postimin e tij “antisemitizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë”, duke shprehur shpresën se autorët do të gjenden së shpejti.
Ky incident ndodh pikërisht në vendin prej nga kishte prejardhjen Hitleri, vrasësi i mijëra hebrenjve.
Ndërkohë, për ironi, pasardhësit e këtyrë të fundit u janë sulur muslimanëve me sulme genocidale, atyre të Gaza-s, edhe pse kohërat më të mira në histori i kanë patur ahere kur kanë qenë në pushtetin e tyre, muslimanëve.
Në asnjë rast në histori, nuk njihet ndonjë persekucion apo padrejtësi e muslimanëve ndaj hebrenjve. /tesheshi.com/