Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Australi: a po zgjidhet misteri i “Somerton Man”?

Njeriu që u gjend i vdekur në një plazh me një shënim të çuditshëm në xhep

by te Sheshi
27/07/2022
in Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Australi: a po zgjidhet misteri i “Somerton Man”?

Për më shumë se 70 vjet, identiteti i të ashtuquajturit “Somerton Man”, një burrë i gjetur i vdekur në një plazh australian me një shënim të çuditshëm në xhep, ka mbetur një nga misteret më të mëdha në analet mjekoligjore të vendit.

Sot, megjithatë, një profesor pretendon se ai ka arritur përmes analizës së ADN-së të zbulojë identitetin e trupit të zbuluar nga tre burra në Somerton Park Beach në Adelaide më 1 dhjetor 1948.

Një autopsi e kryer pas zbulimit të trupit tregoi vdekjen nga helmimi, megjithatë identiteti i burrit mbeti i panjohur pasi asnjë i afërm apo mik nuk doli kurrë për të identifikuar trupin dhe për ta marrë për varrim. Sot, 74 vjet më vonë, studiuesi Derek Abbott i Universitetit të Adelaide thotë se tani e di emrin e burrit: Është Carl “Charles” Webb, një inxhinier elektrik 43-vjeçar dhe prodhues instrumentesh nga Footscray, Melburn.

Profesor Abbott, në bashkëpunim me Colleen Fitzpatrick, e famshme në Amerikë për kërkimet e saj gjenealogjike, përdorën qime nga maska ​​e allçisë e “vdekjes” e bërë nga policia për të formuar një profil të ADN-së. Pasi krijuan një pemë familjare me rreth 4,000 njerëz, Abbott dhe Fitzpatrick arritën një zbulim të madh të shtunën e kaluar pasi ADN-ja nga qimet përputhej me mostrat nga të afërmit e largët të Webb.

“Duke përfunduar këtë pemë, ne mundëm të gjenim një kushëri të largët nga ana e nënës së tij”, tha Abbott për CNN, duke shpjeguar se zbulimi e bëri të ndihej sikur sapo kishte arritur majën e Everestit.

Misteri i “Njeriut Somerton”

Personi që do të hynte në historinë e vendit si “Njeriu i Somertonit” u gjet i vdekur në breg, i veshur me një kostum dhe kravatë. Mosha e tij ishte midis 40-50 vjeç, 1.80 m i gjatë, me sy blu dhe flokë kafe, të cilat kishin filluar t’i thinjeshin në tëmtha.

Asnjë dokument identifikimi nuk u gjet në xhepat e xhaketës së tij, por u gjetën bileta që tregonin se ai kishte marrë trenin nga stacioni hekurudhor Adelaide një ditë më parë dhe kishte lënë valixhen e tij në ndarjen e bagazheve. Kjo valixhe përmbante rroba me etiketa të prera dhe një pallto që dukej se ishte blerë në Amerikë. Asnjë nga sendet e burrit misterioz përfundimisht nuk çoi në identifikimin e tij.

Në gjoks kishte një cigare që nuk arriti ta ndezte dhe në një xhep të fshehur të pantallonave iu gjet (muaj më vonë, gjatë riekzaminimit të rrobave) një copë letre me frazën persiane “Tamam Shud”, që mund të përkthehet si “i skaduar” ose “i përfunduar”.

Këto janë fjalët e fundit të poemës “Rubayat” të shkruar në shekullin e 11-të nga Omar Khayyam, një filozof, matematikan, astronom dhe poet persian. Letra ishte grisur nga një libër, i cili më vonë iu dorëzua autoriteteve nga një burrë që pretendonte se e kishte gjetur të hedhur në majë të makinës së tij më 30 nëntor 1948, një ditë para se të vdiste “Njeriu Somerton”. Ky libër e ndërlikoi më tej çështjen, pasi përfshinte një numër telefoni dhe disa letra të ngatërruara që besohej gjerësisht se ishin një mesazh i koduar, të cilin autoritetet nuk arritën kurrë ta deshifronin.

Elementet e çuditshme të këtij rasti të veçantë (i njohur edhe si rasti Tamam Shud) dhe paaftësia e autoriteteve për ta kuptuar atë, kanë çuar në shumë teori ndër vite për vdekjen e burrit të panjohur. Shumë besonin se ai ishte spiun, ndërsa të tjerë besonin se ai ishte vrarë nga e dashura e tij.

Dy prova të tjera mbështesin teorinë e Abbott

Përveç gjetjeve gjenetike që e çuan Abbott-in tek emri “Carl Webb” ka edhe elementë të tjerë që i japin profesorit bindjen se ai është në rrugën e duhur.

Konkretisht, ai pretendon se ka gjetur sesi Webb lidhet me emrin “T. Kean”e cila ishte stampuar në kravatë.

“Dhëndri i Carl Webb quhej Thomas Kean dhe ai jetonte 20 minuta larg shtëpisë së tij në Victoria,” tha profesor Abbott për ABC News, duke shpjeguar se është e mundur që disa nga rrobat e burrit misterioz të ishin huazuar ose dhuruar nga ai.

Por profesor Abbott ka identifikuar një arsye të mundshme për praninë e Webb në Adelaide. “Ne kemi prova që ai ishte larguar nga gruaja e tij, e cila ishte zhvendosur në Australinë e Jugut. Prandaj është e mundur që ai po udhëtonte me qëllim gjetjen e saj”. /tesheshi.com/

Related Posts

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Drejtësia egjiptiane: Pse ky njeriu duhet ekzekutuar live

Drejtësia egjiptiane: Pse ky njeriu duhet ekzekutuar live

Filmi: e vërteta e pabesueshme pas zjarrit në Notre Dame

Filmi: e vërteta e pabesueshme pas zjarrit në Notre Dame

Ekstradimi “Chida”-s në SHBA: kush është Erlinda Bombadilla?

Ekstradimi “Chida”-s në SHBA: kush është Erlinda Bombadilla?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni