Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Auditi i Kosovës: të gjitha shkeljet dhe abuzimet në Komunën e Podujevës

by te Sheshi
15/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Auditi i Kosovës: të gjitha shkeljet dhe abuzimet në Komunën e Podujevës

Nga Bashkim Kastrati

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk u kritikua ditëve të fundit vetëm për mosheqjen e borës në këtë komunë ku si pasojë u bllokuan për ditë të tëra disa fshatra, por dhe për menaxhimin jo të mirë nga Zyra e Auditit të Përgjithshëm.

Raporti i auditit për këtë komunë tregon për shkelje të ndryshme dhe keqmenaxhim në disa fusha, si ajo e prokurimit dhe e qeverisjes, inkasimin e borxheve etj.

Sipas këtij raporti, Komuna e Podujevës ka të punësuar punëtorë me kontrata për shërbime të veçanta në periudha afatgjata. Auditi ka identifikuar se 13 kontrata kanë kohëzgjatje më shumë se gjashtë muaj e ndër to kishte edhe kontrata të lidhura që nga viti 2010.

Sipas nenit 12 pika 4 të Ligjit për shërbyesit civil, kontratat për shërbime të veçanta mund të lidhen për një periudhe më të shkurtër se 6 muaj.

“Ripërtëritja e këtyre kontratave rritë rrezikun që shërbimet e tilla të mos jenë reale me nevojat e Komunës dhe që buxheti i planifikuar për këtë kategori të mos shpenzohet sipas qëllimit të caktuar. Për më tepër, mund të punësohet stafi jo kompetent dhe shërbimet e ofruara të mos jenë cilësore”, thuhet në raport.

Ndërkaq i rekomandohet kryetarit të kësaj komunë se duhet të sigurojë që kontratat për shërbime të veçanta të përdoren për qëllime specifike aty ku me të vërtet ka mungesë të kuadrit si dhe kohëzgjatja e tyre mos të jetë mbi 6 muaj siç e përcakton ligji, duke i sugjeruar që praktikat e tilla të mos përsëriten.

E gjetura tjetër tregon se si Komuna e Podujevës kishte subvencionuar ndërtimin e serrave individuale me vlerë 146,554 euro, ku kishin aplikuar 120 fermerë. Sipas raportit të komisionit, 90% prej tyre i kishin plotësuar kriteret e vendosura me konkurs, ndërsa kanë përfituar 30 fermerë.

“Neve nuk na janë ofruar dëshmi se si janë përzgjedhë këta 30 përfitues në mesin e 120 aplikuesve. Komuna kishte subvencionuar bletarët me shoqëri bletësh (koshere) 99,500 euro, ku kishin aplikuar gjithsejtë 330 bletarë. Sipas raportit të komisionit 90% e tyre i kishin plotësuar kriteret e vendosura me konkurs, ndërsa kanë përfituar 100 bletarë. Neve nuk na janë ofruar dëshmi se si janë përzgjedhë këta 100 përfitues në mesin e 330 aplikuesve”, thuhet ndër të tjera në raportin e auditit.

Auditori tërheq vërejtjen se mungesa e transparencës në procesin e ndarjes së subvencioneve shpie në konkludimin që përfituesit e subvencioneve të mos jenë përfituesit më meritor dhe se kjo rrit rrezikun që subvencionet e dhëna të mos arrijnë objektivat e synuara.

Qiramarrësit nuk i kanë kryer pagesat, komuna heshtë

Në tri raste komuna kishte lidhë kontrata në vitin 2012 për dhënien në shfrytëzim të lokaleve afariste. Kontratat nuk ishin zbatuar pasi që qiramarrësit nuk kishin bërë pagesat sipas kontratës. Borxhi total i grumbulluar ishte 25,726 euro.

“Menaxhmenti nuk kishte ndërmarr asgjë për t’i obliguar këta qiramarrës që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës. Në një rast komuna vazhdon ta ngarkojë një subjekt afarist me qira mujore prej 700 euro për shfrytëzim të paluajtëshmërisë, edhe pse kontrata kishte skaduar në vitin 2006. Që nga ajo periudhë ky shfrytëzues vazhdon ta shfrytëzoj këtë pronë pa kontratë, ndërsa borxhi total arrin vlerën 77,700 euro”, thuhet në raportin e auditit.

Gjithashtu auditi ka testuar 19 fatura të papaguara që janë raportuar si borxhe në Ministrinë e Financave dhe ka konstatuar se komuna nuk i ka kryer obligimet brenda afatit të paraparë prej 30 ditësh, për arsye të mungesës së mjeteve. Po ashtu, komuna me rastin e ardhjes së faturave, nuk i protokollon ato në zyrën e veçantë të protokollit, por pranimi bëhet nga tri drejtoritë, si: administrata, shëndetësia dhe arsimi. Obligimet e papaguara në shumë prej 18,416 euro, të identifikuara në 13 fatura të vitit të kaluar nuk ishin shpalosur në Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2014, ndërkaq pagesat janë kryer në vitin 2015.

Auditi tërheq vërejtjen se mungesa e protokollit me rastin e ardhjes së faturave, rritë rrezikun e raportimit jo të drejtë të obligimeve, pagesës së dyfishtë apo edhe humbjes së faturave. Ndërkaq e rekomandon kryetarin se duhet të sigurojë se të gjitha faturat do pranohen nga zyra pritëse (arkiva), të protokolohen, dhe të distribuohen në drejtoritë përkatëse në mënyrë që të ketë një raportim të drejt dhe evidenca të plota mbi detyrimet e Komunës.

Ndërkaq, pas rishikimit të kontrolleve menaxheriale të zbatuara në sistemin financiar kryesor të Komunës së Podujevës, auditi ka vërejtur dobësi evidente në raportim. Forma e raportimit që bëhet tek kryetari bëhet sipas nevojës dhe nuk ka raportime me shkrim prej drejtorëve në baza të rregullta përkatëse mbi punët dhe aktivitet e tyre.

“Për arsyet e përmendura, ne nuk jemi mbështetur në funksionimin e kontrolleve të nivelit të lartë tek disa kategori ekonomike, si te të hyrat, mallrat dhe shërbimet, investimet kapitale, subvencione dhe transfere.  Raportimi jo i rregullt nga ana e drejtorive tek Kryetari i Komunës, redukton aftësinë e menaxhmentit për të drejtuar në mënyrë efektive aktivitetet e Komunës, për të reaguar ndaj sfidave financiare në kohën e duhur dhe për të zbatuar kontrollin efektiv të buxhetit”, thuhet në raportin e auditit, ndërsa i  rekomandohet kryetarit të komunës që të sigurojë se është kryer një rishikim për të përcaktuar formën e raportimit financiar dhe operativ tek menaxhmenti i lartë, nga i cili kërkohet që të mbështesë menaxhimin efektiv të veprimtarisë dhe të sigurojë se është vendosur një zgjidhje e përshtatshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Disa arsye pse duhet të mos e hidhni poshtë farën e avokados

Disa arsye pse duhet të mos e hidhni poshtë farën e avokados

Fushata anti-FETO, Turqia arreston 9 kolonelë të saj në Qipro

Fushata anti-FETO, Turqia arreston 9 kolonelë të saj në Qipro

Historia e mauzoleumit të Durrësit dhe kush ishte arkitekt Kristo Sotiri që murrosi 300 heronj

Historia e mauzoleumit të Durrësit dhe kush ishte arkitekt Kristo Sotiri që murrosi 300 heronj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni