Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Auditi i Kosovës: Ja shkeljet e rënda të zv/kryeministrit Kujtim Shala

by te Sheshi
05/07/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Auditi i Kosovës: Ja shkeljet e rënda të zv/kryeministrit Kujtim Shala

Nga Blendi Gashi

 

Shumë shkelje ka gjetur Auditi në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejtohet nga ministri Kujtim Shala, njëherit zv.kryeministër në qeverinë “Mustafa”.

Shkeljet më të mëdha janë gjetur në dhënien e subvencioneve, në prokurim, në rekrutim të punonjësve, në nënshkrimin e kontratave me operatorë ekonomikë etj.

MKRS-ja mbi 75 % të buxhetit e shpenzoi në 3 muajt e fundit të vitit

MKRS-ja ka implementuar vetëm një numër të vogël të rekomandimeve të vitit të kaluar, sepse kjo ministri nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e implementimit të rekomandimeve të dhëna nga Auditi.

Ministria e Shalës është kritikuar edhe në fushën e buxhetit. Pavarësisht ekzekutimit të lartë të buxhetit, tek kategoria e investimeve kapitale, dinamika e ekzekutimit të buxhetit sipas Auditit nuk ësht ë në harmoni me rrjedhën e planifikuar të parasë pasi që rreth 76% e buxhetit është shpenzuar në tremujorin e fundit të vitit.

“Poashtu për shkak të pamundësisë së realizimit të projekteve kapitale një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është marrë nga Qeveria në fund të vitit. Në mos realizimin e projekteve të planifikuara kanë ndikuar edhe faktorë të jashtëm, që nuk janë nën ndikimin e Ministrisë (si çështje të definimit të pronësisë së parcelave ku janë paraparë ndërtimet, lejet e ndërtimit, procedurat e ankimimit, vonesat nga kontraktorët etj)”, thuhet në raport.

Dobësi në prokurim

E gejtur tjetër e Auditit është edhe dobësia sistematike në prokurim.

Nga shqyrtimi i 16 kontratave Auditi ka identifikuar se janë kryer pagesa për punë që nuk janë kryer për projektet.

“Për “Palestrën Sportive në Istog” rreth 84,579€“ janë paguar për punët/pozicionet4 e pakryera. Sipas zyrtarëve të ministrisë për ketë shumë OE ka kryer punë tjera si rezultat i shfaqjes së nevojës për më shumë sasi, në krahasim me sasinë e planifikuar në paramasë, për disa pozicione të caktuara si: armatura, fasada, sendviq panel etj. Mirëpo kjo nuk është mbështetur me dëshmi të dokumentuara; dhe për “Palestrën Sportive në Deçan”, disa nga pozicionet5 e paguara nuk ishin përfunduar tërësisht”, thuhet në raport.

Dhënia e kontratës pë operatorë ekonomik të papërgjegjshëm

Tjetër shkelje e bërë nga MKRS-ja është dhënia e kontratës për operatorët ekonomik të papërgjegjshëm.

Në katër raste janë shpërblyer me kontratë operatorët ekonomik në mungesë të dëshmive adekuate në lidhje me kapacitetin teknik e profesional (kualifikimet e stafit dhe librezat valide të automjeteve).

“Këto kontrata ishin: “Renovimi i stadiumit R.L- Mitrovicë” në vlerë 138,131€, “Funksionalizimi i objektit në Kompleksin e IKMM” në vlerë 64,662€, “Renovimi i pjesërishëm i Teatrit-Gjilan”në vlerë 57,603€ dhe “Renovimi i Zyrave të QKK-së” në vlerë 13,830€.

Kontrata të paarsyeshme për shërbime – Në dy raste BKK kishte lidhur kontratë dhe kishte paguar 2,200€ për kryerjen e procedurave të prokurimit dhe për çertifikimin e pagesave, përkundër faktit se për kryerjen e këtyre punëve obligohet Ministria dhe punëtorët e saj. Me rekomandimin tonë në Memorandumin e auditimit, këto pagesa ishin ndërprerë”, thuhet në raport.

Minsitria e Kulturës ka bërë pashtu keqklasifikim të shpenzimeve.

Në tri raste, me vlerë të përbashkët prej 52,232€, pagesat e subvencioneve dhe transfereve ishin bërë nga mallrat dhe shërbimet.

Kompenzime të parregullta për punonjësit e Ministrisë

Auditi shkelje tjetër në MKRS ka gjetur edhe kompenzime të parregullta që janë bërë për punonjësit.

Në 30 raste, pagesa e punëve jashtë orarit ishte bërë nga buxheti për mallra dhe shërbime, derisa në 15 raste tjera pagesa e punëtorëve të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta ishte bërë nga kategoria e pagave dhe mëditjeve.

Kjo ka qenë e shprehur kryesisht gjatë nëntë muajve të parë të vitit, derisa nga shtatori gjendja është përmirësuar.

“Pagesa më të larta se pagat e përcaktuara në kontratë – 3 punonjës të rregullt dhe 26 të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin paguar më shumë se sa kontratat e tyre. Vlera e përbashkët e mbipagesës për këta zyrtar ishte 9,450€. Kompenzimi i punës jashtë orarit.

Në 30 raste , ishte paguar puna jashtë orarit mirëpo mungonin aprovimet për punët shtesë jashtë orarit, nga ana e mbikëqyrësve të drejtëpërdrejtë. Poashtu nuk kishte evidenca relevante për të dëshmuar punët shtesë.

Më tej, në tri raste ishin bërë pagesa për punë jashtë orarit në vlerë prej 900€, vetëm me aprovim të sekretarit të përgjithshëm duke mos përfillur kërkesat formale të aprovimit sipas kërkesave ligjore. Vendimi për emërim (në mënyrë rekroaktive) për një periudhë që ka kaluar .

Në Mars 2015 ishte marrë vendimi që një zyrtarë të emërohet dhe paguhet retroaktivisht nga dhjetori 2014 si ushtrues detyre në pozitën udhëheqës i një divizioni. Të gjeturat e shpalosura më lartë kanë ndodhur sepse ka munguar monitorimi i mirëfilltë nga burimet njerëzore dhe nuk ishin aplikuar rregulloret e jashtme me konisistencë”, thuhet në raport.

Rekrutime të parregullta të punonjësve

Në Ministrinë që udhëhiqet nga zv.kryeministri Kujtim Shala poashtu janë bërë edhe rekrutime të punëtorëve në mënyrë të parregullt.

“Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në MKRS gjatë vitit 2015 ka arritur në 100. Përkundër vërejtjeve tona nga auditimet e kaluara, gjatë vitit 2015 ishin angazhuar 38 të tillë, pa aplikuar procedura të rekrutimit. Për shumicën nga ta nuk kishte as kërkesa nga departamentet përkatëse. Për më tepër, disa nga këta janë vendosur në pozita ku duhet të jenë punëtor me pozita të karrierës. Prej tyre 21 paguhen nga buxheti për paga dhe mëditje, përderisa 79 të tjerë paguhen nga subvencionet dhe transferet. Kontratat e tilla, vazhdohen çdo tre muaj”, thekson Auditi.

Tjetër vërejtje është ushtrimi i pozitave me ushtrues detyre për më shumë se tre muaj. Kjo ka ndodhur në dy raste pasi është tejkaluar afati i përcaktuar me ligj. Kjo për arsye se procedurat e rekrutimit për këto pozita nuk ishin inicuar me kohë.

Dhënie e subvencioneve në kundërshim me rregullat

Një shkelje tjetër e madhe ka të bëj me përcaktimin e përfituesve dhe dhënien e subvencioneve.

Auditi ka gjetur zbatim jokonsistent të kërkesave ligjore dhe rregullores së brendshme për subvencionet.

Në 5 raste vendimet për subvencionim dhe pagesa e tyre ishin bërë pas përfundimit të projekteve të subvencionuara.

“Me vendim të Ministrit ishtembështetur projekti “Bienalja e Venedikut” me 59,200€, mirëpo nuk kishte një marrveshje formale në mes të Ministrisë dhe bartësit të projektit, për të përcaktuar qartë pergjegjësitë për raportim. Si rezultat arsyetimi i projektit ishte bërë në vitin 2016 edhe pse aktiviteti është mbajtur në pjesën e parë të vitit 2015.

Mbështetje e projekteve në mospërputhje me programin e punës – ishin subvencionuar 5 projekte të ndryshme në vlerë prej 7,559€, të cilat nuk përkonin me natyrën dhe programin e punës së Ministrisë.

Vendimi për subvencionim pa kërkesë drejtuar Ministrisë- ishte mbështetur një student i Fakultetit të Arteve me 2,500€, për realizimin e shfaqjes së diplomës mirëpo vendimi ishte marrë në bazë të një kërkese për subvencion e cila i ishte drejtuar Komunës së Prishtinës”, thuhet në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se dhënia e subvencioneve në kundërshim me rregullat dhe programin e ministrisë ndikojnë në menaxhim jo të mirë të buxhetit dhe mund të shkaktojë përdorimin e fondeve në kundërshtim me synimet e planifikuara.

Projektet e subvencionuara në vlerë mbi 6 milion euro të paarsyetuara

Vërejtjet tjetër është mosarsyetimi i subvencioneve të përfituara.

Si pasojë e menaxhimit jo të mirë të procesit të dhënies së subvencioneve si dhe mungesës së mekanizmave adekuat që do ti kushtëzonte përfituesit që të raportojnë për projektet e subvencionuara, sipas Auditit një numër i konsiderueshëm i avanceve/projekteve të subvencionuara nga vitet paraprake në vlerë prej mbi 6 milion euro kanë mbetur të paarsyetuara.

“Te projekti për ofrimin e trajnimit falas për 200 të rinjë në vlerë 39,130€, mungonin dëshmitë relevante për pagesat/transferet bankare. Si dëshmi ishin sjellë fatura me datë më të hershme se sa datat e realizimit të projektit dhe disa paragon blloqe. Poashtu në bazë të raportit të bartësit të projektit vetëm 89 persona kanë marrë pjesë në këto trajnime, derisa shpenzimet janë mbuluar për 200”, thuhet në raport.

Tjetër shkelje e gjetur në MKRS është edhe subvencionimi i bërë për Organizatat Joqeveritare.

Në dy raste, Ministria kishte subvencionuar OJQ-të duke derdhur mjetet në llogari private të personave dhe jo të OJQ-ve. Shuma e tyre ishte 6,800€, derisa arsyetimet e shpenzimeve nuk ishin relevante8.

“Në pesë raste me vlerë 7,755€9, Ministria kishte përzgjedhur OJQ–të si përfitues të subvencioneve përkundër faktit se nuk i kishin respektuar kriteret e thirrjes për aplikim. Realizimi i projekteve të subvencionuara nuk ishte monitoruar për tu siguruar se mjetet po shpenzohen për qëllimin e caktuar”, thuhet në raport.

Mosrealizimi i projekteve sipas marrëveshjeve

Auditi në MKRS ka gjetur mosrespektim të marrëveshjeve për subvencionim nga ana e përfituesve.

“Një grup muzikor ishte mbështetur me 7,000€ për mbajtjen e dy koncerteve, dhe vetëm njëri nga koncertet ishte realizuar”, thuhet në raport.

/tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Një ide gjeniale si të gjeni shpejtë fëmijët tuaj, në rast se ju humbin

Një ide gjeniale si të gjeni shpejtë fëmijët tuaj, në rast se ju humbin

Pas 5 vitesh në hapësirë anija kozmike i afrohet  Jupiterit

Pas 5 vitesh në hapësirë anija kozmike i afrohet Jupiterit

Pas sulmeve në Arabinë Saudite, vendet muslimane thërrasin në unitet

Pas sulmeve në Arabinë Saudite, vendet muslimane thërrasin në unitet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.