Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Auditi bën për një lek KQZ-në në Kosovë: një mal me abuzime

by te Sheshi
22/06/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Auditi bën për një lek KQZ-në në Kosovë: një mal me abuzime

Nga Blendi Gashi

Mbajtja e gjashtë pozitave me ushtrues detyre, mosplotësimi i vendeve të lira të punës, menaxhimi i dobët i automjeteve zyrtare, trajtimi i borxheve në mënyrë jo të duhur, dobësia në prokurorimin publik, janë disa nga vërejtjet kryesore që Auditi i Përgjithshëm ka dhënë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, për vitin 2015-të.

Kritika më e madhe e Auditit në drejtim të KQZ-së që drejtohet nga Valdete Daka, padyshim se është mbajtja e gjashtë pozitave udhëheqëse nga ushtrues detyre që nga viti 2013, edhe pse ligji për shërbimin civil parasheh që një gjë e tillë mund të bëhet vetëm për tre muaj.

Auditi tërheq vërejtjen se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre nuk siguron se punët realizohen me kompetencë dhe përgjegjësi të plotë.

Gjithashtu, mosplotësimi i pozitave të lira mund të ketë efekt në mos përmbushjen e detyrave dhe mos realizimin e planeve të punës.

Po ashtu, për më shumë se dy vite KQZ nuk ka arritur që të plotësojë katër pozita të lira, edhe pse të aprovura me ligjin e buxhetit.

Vitin paraprak, KQZ kishte filluar procesin e rekrutimit, porse i njëjti ishte anuluar për shkak të angazhimeve rreth procesit zgjedhor, por duke mos vazhduar më pastaj me procedurat e rekrutimit.

Auditi i rekomandon kryetares së KQZ-së që të sigurojë se procedurat e rekrutimit për plotësimin e pozitave të lira fillojnë me kohë, dhe se për pozitat e udhëhequra me ushtrues detyre bëhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe në pajtim me kërkesat ligjore.

“Automjetet zyrtare të shfrytëzohen dhe menaxhohen sipas ligjit”

Auditi tërheq vërejtjen edhe për menaxhimin e dobët të automjeteve zyrtare, konkretisht në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare.

Auditi thekson se në disa raste kërkesat për servisim të veturave ishin të përgjithësuara, pa u specifikuar qartë se çka duhet të riparohej. Përveç kësaj, KQZ nuk ka paraqitur evidenca të plota për riparimet e mëparshme të automjeteve zyrtare.

I rekomandohet kryetares së KQZ-së të sigurojë se automjetet zyrtare shfrytëzohen dhe menaxhohen në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore

Problem edhe trajtimi i borxheve, dobësi në prokurim…

Një problem tjetër për KQZ-në mbetet trajtimi i borxheve.

Auditi në pasqyrat vjetore financiare ka hasur në obligime të pa paguara në vlerë 17,422€.

Borxhet i takojnë shpenzimeve për mallra e shërbime dhe ato komunale. KQZ nuk ka paguar obligimet ngase faturat ishin pranuar në fund të vitit, derisa detyrimet do të paguhen me buxhetin e vitit 2016.

Po ashtu, KQZ është kritikuar edhe për menaxhim jo të mirë të obligimeve.

Sipas të gjeturave të Auditit, në gjashtë raste, KQZ nuk ka kryer brenda afatit ligjor obligimet ndaj furnitorëve në total prej 7,081€, dhe nuk janë raportuar as si obligime të papaguara në Ministrinë e Financave (Thesarit). Gjithashtu mungonin raportimet për muajin janar, shkurt, mars, qershor dhe korrik.

Auditi paralajmëron se mospagesa me kohë e obligimeve mund të shpie në konteste gjyqësore mes organizatës dhe furnitorëve dhe si pasojë mund të rezultojnë edhe ndëshkime financiare.

Derisa, mungesa e raportimit i pamundëson MF/Thesarit dhe palëve tjera të interesit të kenë informacionin e duhur rreth obligimeve financiare të KQZ-së.

Auditi i rekomandon kryetares Valdete Daka që të sigurojë se detyrimet ndaj furnitorëve paguhen brenda afatit ligjor. Nëse për ndonjë arsye borxhet mbesin të papaguara, ato duhet të raportohen me kohë në MF/Thesar.

KQZ është kritikuar edhe për dobësi sistematike në prokurim, ku Auditi thotë se pagesa, zotërimi i mjeteve dhe urdhërblerja janë bërë pas pranimit të faturës apo pranimit të mallrave dhe shërbimeve.

KQZ nuk ka vendosur kontrolle efektive as në menaxhimin e kontratave publike, për çka Auditi tërheq vërejtjen se dobësit e identifikuara mund të kenë për pasojë mos implementimin e kontratave sipas kushteve të kontraktuara dhe vlerë të dobët për paranë e shpenzuar.

KQZ po ashtu është kritikuar edhe për organizimimin e brendshëm për çka Auditi thotë se nuk është bërë në pajtim me strukturën organizative, si dhe për menaxhimin jo të duhur të pasurisë jo kapitale. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Policia franceze ndalon manifestimin e sindikatave në Paris

Policia franceze ndalon manifestimin e sindikatave në Paris

Me 3 përbërës, pasta që do t’i bëjë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë

Me 3 përbërës, pasta që do t’i bëjë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë

Kur’ani do t’i paraqitet publikut amerikan në të parin ekspozim të madh të tij në SHBA

Kur’ani do t’i paraqitet publikut amerikan në të parin ekspozim të madh të tij në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni