Vetëm 46 njerëz jetojnë si residentë në fshatin spanjoll të Yernes y Tameza. Siç mund ta mendoni, rrugët nuk janë shumë të mëdha, por më së shumti vërehet mungesa e fëmijëve që nuk shihen teksa luajnë. Nga 135 banorët e regjistruar të fshatit (i cili përfshin ata që vizitojnë vendin herë pas here), dy të tretat janë më të vjetër se 50 vjeç dhe vetëm 5% janë më të rinj se 20.
“Mbeten vetëm të moshuarit dhe rinia … pothuajse zero”, thotë një banor i Yernes y Tameza. “Natyra po na ha. Në vend ka më shumë ujqër se njerëz.”
Ndërsa niveli i lindjeve bie në BE, disa vende po ndiejnë rënien e popullsisë. Më së keqi, situata rëndon në enklavat rurale.
Zona rurale malore ku ndodhet Yernes y Tameza ka shkallën e lindjeve më të ulët në Spanjë, e cila ka nivelin e dytë të lindjeve në BE. Dhe të rinjtë që kanë lindur në këto fshatra shpesh nuk qëndrojnë në vend, duke kërkuar mundësi më të mira në qytete. /tesheshi.com/