Quhet ‘droga kanibale’. Ndoshta nuk e dini por bëhet fjalë për drogën e njohur gjerësisht si kokainë dhe shkatërron në mënyrë automatike neuronet. Duke shkaktuar një proces autofag (proces që ndodh brenda në qelizë), kokaina shkatërron qelizat e trurit duke i toksikuar ato, çka bën që qelizat të ‘hanë’ njëra-tjetrën, në formë kanibale.
Zbulimi është bërë nga kërkuesit në Johns Hopkins University School of Medicine (Baltimora, Maryland) dhe rezultatet e studimit janë publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.
Studimi, për momentin është testuar tek minjtë . “Bëhet fjalë për një proces që ndodh kur qelizat gllabërojnë njëra-tjetrën në mënyrë automatike: një lloj vetëvrasje e qelizave, të cilat degradojnë duke u vetëpastruar dhe duke eliminuar pjesë të vetë qelizës, të cilat zëvendësohen. Në rastin e ndikimit të kokainës, ky proces vetëpastrimi përshpejtohet dhe nuk ngel vetëm në fazën e thjeshtë të pastrimit të pjesëve të panevojshme të qelizës, por përfundon duke e eliminuar të gjithë atë”,- shpjegohet në studim./tesheshi.com/